Kamza, ky pritet të jetë trajneri i ri

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Nëntor 2018 14:40
E zbulon EDS

Mëngjesin e sotëm, pikërisht pas nëntë javësh punë Kamza shkarkoi trajnerin Klodian Duro, i cili mori vetëm pesë pikë gjatë udhëtimit të tij me këtë skuadër. Natyrisht, pankina e Kamzës nuk mund të qëndrojë bosh për një kohë të gjatë, duke parë dhe përbërjen që ka stafi teknik.

Natyrisht, drejtuesit po mendojnë që të gjejnë një emër të rëndësishëm për ta pasuar. Alternativat mund të jenë të ndryshme, por që drejtuesit e skuadrës së Kamzës tashmë duket se e kanë përcaktuar se kush do të marrë drejtimin e pankinës. Eduasportin.com zbulon se Julian Ahmataj është drejt rikthimit.

Trajneri Ahmataj vitin e shkuar e drejtoi me sukses këtë skuadër, duke mundësuar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, por u shkarkua pas ndeshjes për shkak se udhëtoi drejt Korçës për të festuar me skuadrën që mori titullin kampion.

Duket se inatet janë harruar dhe së shpejti elbasanasi pritet që të ulet në pankinën e Kamzës. Natyrisht që nuk do të ishte një hap pas për Ahmatajn, i cili pas Kamzës nuk ka pasur skuadër tjetër në drejtim përgjatë kësaj periudhe. /EDS/

**********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike