Kamza nën presion, heshtje për shtyp para ndeshjes me Flamurtarin

14 Dhjetor 2018
Kamza nën presion, heshtje për shtyp para ndeshjes me Flamurtarin

Ekipi i Kamzës nuk po kalon momente të mira në këtë sezon pas rezultateve negative dhe renditjes në vendin e parafundit.  Presioni në kampin e kipit të Kamzës vihet re edhe pas njoftimit të fundit në faqen e klubit në Facebook që bën të ditur se klubi i Kamzës ka vendosur që të jetë në heshtje për shtyp dhe nuk do të ketë asnjë prononcim para ndeshjes me Flamurtarin.

“KF Kamza ka vendosur heshtje për shtyp që nga ky moment deri në përfundim të ndeshjes ndaj Flamurtarit. Në këtë mënyrë, ditën e premte nuk do të ketë konferencë për shtyp. Kërkojmë mirëkuptimin e mediave në këtë vendim të klubit tonë. Ju faleminderit”, shkruhej në postimin e klubit.

BalkanWeb

www.balkanweb.com