Kane dërgon Anglinë në botëror, luftë për vendin e dytë (video)

05 Tetor 2017

Anglia vuajti shumë ndaj Sllovenisë në “Wembley”, por në fund mori një fitore të vyer duke siguruar kualifikimin në Grupin F për në kampionatin botëror “Rusi 2018”.Të besuarit e Gareth Southgate zhvilluan një ndeshje relativisht të mirë duke e kontrolluar lojën në pjesën më të madhe, por nuk ishin efikas në sulm, ku shpërdoruan disa raste.Miqtë u mbrojtën shumë mirë duke shpresuar te kundërsulmi por pa rezultat. Anglezët nuk u dorëzuan deri në fund dhe gjetën golin.Në minutën e 90+4’ Harry Kane shfytëzoi krosin e përsosur nga Kyle Walker dhe nga brenda zonës e dërgoi sferën në rrjetë.https://www.youtube.com/watch?v=hP89qlgtSIs1-0 dhe sllovenët të tronditur në fund. Megjithatë ata ende shanse për vendin e dytë pasi diferenca është vetëm tre pikë me Skocinë që pas suksesit në fund të takimit ndaj Sllovakisë pozicionohet e dyta me 17 pikë, 2 më shumë se Sllovakia e treta në klasifikim.Skocezët e kërkuan me këmbëngulje golin gjatë gjithë kohës, por Dubravka bëri disa pritje të shkëlyqera duke e mbajtur portën të paprekur. Në fund gardiani u tradhëtua nga shokët e ekipit.Vendasit ishin në avantazh numerik pasi Mark e la Sllovakinë me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë. Edhe pse me një lojtarë më shumë skocezët e kishin tepër të vështirë të shënonin.https://www.youtube.com/watch?v=2vUpE5ztX3gPër të ndihmuar vendasit mendoi kapiteni Skrtel, që në vend të largonte topin e devijoi gabim duke shkaktuar autogol.Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Maltës dhe Lituanisë u mbyll në barazim 1-1, megjithatë asnjë nga skuadrat nuk ka objektiv, pasi e shohin veten në fund të klasifikimit me 1 dhe 6 pikë.