Kane dhe Werner në listën e ngushtë të Barcelonës, edhe katër sulmues tjetër alternativa

09 Janar 2019

Ylli i Tottenham, Harry Kane dhe ai i RB Leipzig, Timo Werner, janë në listën e ngushtë të Barcelonës, në kërkimin e saj për një sulmues.

Lajmin e jep një medium i afërt me klubin siç është ‘Mundo Deportivo’.

Blaugranat janë të interesuar për një sulmues duke e parë moshën e Luis Suarez, që i mbush tani 32 vjet.

Harry Kane edhe një sulmues i konfirmuar pasi për vite me radhë është ndër më të mirët në Angli te Tottenham.

Në anën tjetër edhe Werner po tregon formë të mirë në Bundesliga dhe është gati për një hap më të madh.

Por lista nuk mbyllet me kaq, pasi janë edhe katër sulmues.

Luka Jovic i Eintracht Frankfurt, Maxi Gomez i Celta Vigos, Kasper Dolberg i Ajax dhe Krzysztof Piatek i Genoas janë emrat e tjerë që pëlqehen.

Klubi ka bërë një investim të madh për të ardhmen kur ka nënshkruar me Ousmane Dembelen. /Telegrafi/

www.telegrafi.com