Kane do jetë pasaniku i Anglisë, Tottenham-i bën gati milionat

Tottenham-i do ta bëjë Harry Kane anglezin më të paguar të Premier League-s.

Të kesh në ekip golashënuesin më të mirë të vitit 2017 si dhe rekordmenin e kampionatit është luks i madh dhe duhet paguar. Këtë “Spurs” e dinë.

E prandaj po bëhet gati rroga e re, ku sulmuesi do të përfitojë 200 mijë sterlina në javë.

Aktualisht anglezi më i paguar i kampionatit është Rahem Sterling i Manchester City-t, me 180 mijë sterlina në javë

Kurse Kane merr 110 mijë paund në javë dhe është i 35-ti në kampionat sa i përket pagesës së marrë. Ai ka pasur një rol kryesor në ecurinë e Tottenham-it në këtë sezon.

Me Real Madridin që është gati të bëjë çmenduria për ta marrë, frika të “Spurs” është rritur së tepërmi.

Për “galaktikët” është e thjeshtë që të shpenzojnë për një yll në ngritje, duke pasur parasysh moshën dhe faktin që ai është më i preferuari nga tifozeria madrilene.

Në të tillë situatë, presidenti Daniel Levy ka vendosur që t’i ofrojë kontratën e re, edhe pse 24 vjeçari firmosi një kontratë deri në 2022 në dhjetor të 2016-ës.

Politikat e klubit janë të tilla që shpërblejnë të suksesshmit, e prandaj paga e autorit të 56 golave në 2017 do të dyfishohet.