”Kane është si Gerd Müller”

Ka shënuar dy golat e tij të parë në Kupën e Botës, por kanë filluar që tani ta krahasojnë me legjende të futbollit. Është pikërisht Lothar Matthaus i cili mendon se Harry Kane është njeriu i duhur që mund të udhëheqë Anglinë drejt triumfit në Kupën e Botës, pasi e krahasoi atë me Gerd Müller, heroin e finales së vitit 1974 për Gjermaninë.

Duke komentuar në rubrikën e tij të përditëshme në “The Sun”, Matthaus tha për paraqitjen e Kane kundër Tunizisë: “Mu duk sikur pashë në fushë Gerd Müller, ai shënonte gola të tillë. Aftësinë që kishte ai për të qenë në vendin e duhur në kohën e duhur brenda zonës, e kanë vetëm sulmues të mëdhenj”, tha Matthaus.

“Gerd ishte sulmuesi më i mirë që Gjermania ka pasur ndonjëherë, pasi ka shënuar 68 gola në 62 ndeshje. Nuk bënte shumë gola të veçantë por ishte gjithmonë aty ku do të shkonte topi, sikur ta dinte para kohe se çfarë do të ndodhte”.

“Këtë cilësi e kanë vetëm më të mirët dhe Harry e ka. Ai punon shumë gjatë gjithë ndeshjes, është i fortë, i përgatitur të vrapojë për 90 minuta, të sakrifikohet për skuadrën. Ai bën gjithçka për të cilat ka nevojë. Ka luajtur pak ndeshje, por shoh një kapiten të madh për Anglinë në të ardhmen”./EDS/

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan