Kane pranë kthimit nga lëndimi, pret të shohë se çfarë do të ndodhë me sezonin

24 Mars 2020

Harry Kane ka njoftuar se është shumë pranë rikthimit në stërvitje të plota, ndërkohë që është duke u angazhuar për kondicionin e tij, gjatë kohës kur gjithçka është pezulluar për shkak të coronavirusit.

Kapiteni i Anglisë nuk po luan që nga fundi i dhjetorit, kur u lëndua në humbjen e Tottenham Hotspur nga Southamptoni.

Është pritur që sulmuesi të kthehej në aksion në muajin prill, mirëpo sezoni i futbollit është ndërprerë si pasojë e pandemisë me COVID-19.

View this post on Instagram

Love being back on the grass with a ball at my feet 😍💪

A post shared by Harry Kane (@harrykane) on Mar 9, 2020 at 5:45am PDT

“Nga aspekti i rehabilitimit dhe aspekti personal, jam shumë mirë. Jam në një fazë të mirë dhe po angazhohem shumë, po riaftësohem mirë, po rehabilitohem mirë dhe vetëm po pres të shoh se çfarë do të ndodhë me sezonin”.

Lexo po ashtu: Harry Kane publikoi fotografi pas operacionit duke e shikuar ndeshjen Tottenham – Liverpool

“Anash kësaj, familja ime është mirë dhe është e qartë se të gjithë aktualisht po mendojnë për coronavirusin dhe është koha të qëndrojmë bashkë, të jemi të sigurt dhe të shpresojmë se gjithçka do të shkojë mirë”.

“Nuk jam shumë larg (rikthimit). Normalisht do të isha kthyer me skuadrën brenda dy apo tri javësh”, ka deklaruar Kane për faqen zyrtare të Spursave. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Surgery went very well. First day of recovery starts now! #COYS

A post shared by Harry Kane (@harrykane) on Jan 11, 2020 at 9:38am PST

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

www.telegrafi.com