Harry Kane është vlerësuar me çmimin “Lojtari më i mirë” për muajin dhjetor (2017). Ylli i Tottenham ka shënuar tetë gola në gjashtë ndeshje në muajin që sapo lamë pas. 24-vjeçari ka barazuar rekordin e ish-mesfushorit të Liverpool, Steven Gerrard.
Kane e merr këtë çmim për të gjashtën herë në Premier League. Në dhjetor ai vendosi rekord të ri në kampionat, pasi arriti në kuotën e 39 golave në një vit kalendarik.
“Është e mrekullueshme, jam shumë krenar për këtë çmim. Mund të them se goli im i preferuar është ai që më ndihmoi të thyeja rekordin ndaj Southampton”- ka thënë anglezi pasi ka marrë çmimin. /EDS/