Kane: Tottenhami duhet të përfundojë në katër vendet e para  

30 Maj 2020

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane ka thënë se ata duhet të përfundojnë në katër vendet e para këtë sezon në Ligën Premier.

Kane zbuloi se mund të largohet në verë nga Spurs nëse nuk mund të përmbushë ambicien e tij për të fituar trofe në veri të Londrës.

Megjithatë, ylli anglez vazhdon të mbetet i fokusuar te klubi londinez, pasi është shprehur edhe Tottenhami duhet ta mbyll sezonin në katër vendet e para.

Lexo po ashtu: Mourinho: Dua që sa më parë të fillojë Liga Premier

“Ne duhet të përfundojmë në katër pozitat e para, nuk ka dyshim për këtë”, ka thënë fillimisht Kane për kanalin zyrtar të Tottenhamit në YouTube.

“Kemi një ndeshje të madhe kundër Man United në ndeshjen e parë dhe realisht do të duhet të fitojmë shtatë ose tetë ndeshje për të hyrë në Ligën e Kampionëve”.

Lexo po ashtu: Mourinho konfirmon rikthimin e katër yjeve të mëdha nga lëndimet

“Ky duhet të jetë qëllimi ynë”.

“Sigurisht që ne duam të fitojmë çdo ndeshje, por duhet të sigurohemi që të mbarojmë mirë nëse duam të luajmë futbollin e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm”, përfundoi sulmuesi. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan