Kane: Totti super, me Juven do të jetë ndeshje e madhe

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Shkurt 2018 10:41
Sulmuesi anglez gati për Chiellini-n

Njeriu që tremb Juventusin është 24 vjeç dhe ka nuhatjen e një bomberi të madh. Harry Kane synon që të konfirmojë kundër bardhezinjve rendimentin e tij në një sezon që deri tani ka qenë i jashtëzakonshëm.

Në fillim, një vlerësim për Francesco Totti-n, që anglezi e vlerëson shumë. “Totti ka qenë një futbollist i madh. Ta kalosh karrierën në vetëm një klub është diçka fantastike. Ka bërë shumë në karrierën e tij vetëm në një klub. Ndoshta një ditë mund të them të njëjtën gjë”. Më pas, e gjithë vëmendja te sfida e sotme kundër Juventusit.

“Jemi shumë të emocionuar dhe entuziastë për këtë duel. Jam i bindur që do të jetë një ndeshje fantastike. Mezi sa presim që të luajmë. Objektivi? Shpresojmë që të arrijmë në këtë sfidë gati sepse synojmë të ecim përpara. Çfarë do të thotë të luash kundër Chiellini-t? E kam sfiduar me kombëtaren në ditën e debutimit tim në Angli. Është i jashtëzakonshëm dhe më mirëpriti në futbollin ndërkombëtar me një ndërhyrje të bukur dhe të vendosur pas vetëm 5 minutash lojë.

Është mbrojtës shumë i mirë, por i gjithë ekipi Juves është mjaft i fortë. Kundër do kemi një nga ekipet më të forta të Evropës dhe pres të bëhet një ndeshje e madhe. Mezi sa pres të luaj”, deklaroi Kane.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike