Kante: Triumfi në Ligën e Evropës do ta bënte të bukur sezonin e Chelseat

19 Prill 2019

N’Golo Kante pretendon se Chelsea duhet të fitojë Ligën e Evropës në mënyrë që sezoni i tyre të konsiderohet si i suksesshëm, por ai nuk i sheh Blutë si favorit në garën evropiane.

Reprezentuesi francez ka fituar një trofe të madh me klube në secilin nga tre sezonet e tij në futbollin anglez, duke fituar dy tituj të Ligës Premier dhe një Kupë FA.

Mesfushori i Bluve gjithashtu fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 2018 dhe ka sinjalizuar synimin e tij për lavdi të mëtejshme pasi ka parë që ekipi i tij të kalojë në gjysmëfinale ku do të luajë kundër Eintracht Frankfurtit.

Lexo po ashtu: Çiftet dhe datat e zhvillimit të ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Evropës

“Ne mund ta bëjmë të bukur sezonin duke fituar Ligën e Evropës”, ka thënë fillimisht Kante.

Kante gjatë ndeshjes së fundit të Ligës së Evropës ndaj Slavia Pragës (Foto: Harriet Lander/Getty Images/Guliver)

“Ky është titulli i vetëm që mund të fitojmë tani, kështu që do të ishte mirë për të fituar Ligën e Evropës”.

“Nuk jemi favoritët. Ne luajtëm një ndeshje të mirë ndaj Slavias dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur në finale, por ne nuk jemi të favorizuar”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com