Kantona për Neymar: Po luan kundër Guingamp…për  çfarë ka ardhur këtu?!

Ish-futbollisti francez, tani një aktor, kritikon brazilianin, që kaloi nga Barcelona tek PSG për 222 milionë euro: “nuk e kuptoj pse erdhi në Francë”

“Kur një futbollist 25-vjeçar brazilian që luan tek Barcelona, vjen të luajë në kampionatin francez për t’u përballur me Guingampin ose Amiensin, secili pyet veten për çfarë ka ardhur këtu?”

Eric Cantona shenejstron Neymarin, i cili verën e kaluar kaloi nga Barcelona tek Paris Saint Germain për një shifër rekord prej 222 milionë dollarësh.

Braziliani ka thënë në mënyrë të përsëritur se dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve me PSG, por Cantona nuk është i bindur: “Ai do të luajë të paktën dhjetë ndeshje në një sezon në Evropë, nuk e kuptoj pse erdhi në Francë. Kush e kupton? Për pasionin dhe futbollin kemi një vizion tjetër “.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan