Kaos pas humbjes në shtëpi të Hajdukut të Splitit ndaj maltezëve të Gzira – tifozët kroatë futen në fushë për t’i sulmuar lojtarët

18 Korrik 2019

Hajduk Split është tronditur në shtëpi duke humbur nga Gzira e Maltës në Ligën e Evropës.

Klubi kroat ndeshjen e parë e kishte fituar në Maltë 2-0 avantazh, ndërsa para 20,000 tifozëve në shtëpi humbi 3-1 duke i kushtuar me eliminim.

Pas ndeshjes, tifozët e pakënaqur u futën në fushë duke tentuar madje t’i sulmojnë edhe lojtarët, por gjithçka ishte vetëm verbale sepse konflikti fizik pamundësua nga rojet e sigurisë.

Pamje pas ndeshjes (Foto: index.hr)

Shumë tifozë u futën në fushë dhe vetëm vrapuan, duke mos pasur rastin të ofrohen.

Pamje pas ndeshjes (Foto: index.hr)

Kanë qenë rreth 50 tifozë që nga tribuna e veriut pasi rënies së bilbilit të fundit e kanë kaluar gardhin dhe kanë vrapuar drejt fushës.

Policia i ndali ata në momentin e fundit që të mos i sulmonin lojtarët. Në tribunën perëndimore, tifozët e kanë ofenduar kryesinë e klubit të Hajdukut.

Pamje pas ndeshjes (Foto: index.hr)

Situata u qetësua vetëm pas ardhjes së një numri të madh të policëve të emergjencës. Tifozët u larguan nga stadiumi duke fërshëllyer dhe fyer lojtarët.

Pamje pas ndeshjes (Foto: index.hr)

Nga minuta e parë luajti Francesko Tahiraj, ndërsa në bankë ishte mbrojtësi Ardian Ismajli. /Telegrafi/

www.telegrafi.com