Kapiteni 43 vjeçar i Montpellier vazhdon kontratën me klubin

16 Maj 2020

Klubi francez Ligue 1, Montpellier të premten ka njoftuar se kapiteni i tyre mbrojtësi, 42-vjeçar brazilian, Vitorino Hilton ka vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër.

Dashuria e tij për klubin, ka bërë që ai ta vazhdojë kontratën edhe për një vit, deri më 2021.

Hilton, kapiteni i Montpellier ka thënë në faqen e klubit se ishte ëndrra e tij të luajë deri në moshën 40 vjeçare dhe tani e ka tejkaluar këtë.

✍️ La prolongation préférée de ton club préféré ?
? Vitorino Hilton « C’est la plus belle »
➡️ https://t.co/MbJ446YSKP pic.twitter.com/kGzVhPYEUX

— MHSC (@MontpellierHSC) May 15, 2020

“Është kontrata më e bukur pasi mendoj se do të jetë e fundit për mua”.

“Kam pasur ëndërr që të luaj deri në moshën 40-vjeçare dhe të kem rastin të luajë deri në moshën 43-vjeçare është e jashtëzakonshme për mua”, ka thënë Hilton për faqen zyrtare të klubit.

Ai ka bërë 321 paraqitje për Montpellier, ku ka shënuar edhe 11 gola dhe ka dhënë gjashtë asistime që nga momenti kur u bashkua me klubin në moshën 33 vjeçare.

Gjatë gjithë karrierës së tij, ai luajti edhe për disa klube franceze si Bastia, Lens, dhe Olympique Marseille dhe klubin zviceran Servette FC. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan