Kapiteni Handanoviç parakalon Paljukën: Ja çfarë nuk shkoi në derbi

19 Tetor 2020

Samir Handanoviç për pak mund të kishte shpëtuar mbrëmjen interiste. Me ndërhyrjen në derbi te goditja nga 11 metrat e Zlatan Ibrahimoviçit, pavarësisht se nuk mundi t’ia mohonte suedezit të godiste në rrjetë topin pas bllokimit, kapiteni zikaltër është ngjitur në kuotën 25 penallti të pritura në Serinë A, duke u bërë kështu pritësi më i mirë nga pika e bardhë i historisë së kampionatit italian.

Nga viti 2005 deri më sot, slloveni ka arritur të neutralizojë 25 goditje nga 11 metrat në 481 ndeshje dhe ka lënë në vendin e dytë të klasifikimit Xhanluka Paljukën (24 penallti të pritura në 592 ndeshje).

TË SHOHIM PËRPARA – Një humbje pjesërisht e pamerituar, që ka lënë pa dyshim hidhërim dhe zhgënjim në ambientet e Interit, pavarësisht të gjitha alibive të rastit, por që nuk shpëton në tërësi paraqitjen e skuadrës së Antonio Kontes. Një koment për mikrofonat e “Inter TV” lidhur me rezultatin e shëmtuar të marrë kundër kuqezinjve e ka dhënë Handanoviç:

“Unë nuk flas për mungesë fati, kemi pasur shumë raste, ndoshta nevojitej pak agresivitet më shumë, – është shprehur portieri slloven për mikrofonat e mediave italiane në përfundim të 90 minutave. – Për fat të keq, për ne ndeshja shkoi ashtu siç nuk duhet të shkonte, por tani duhet të kthejmë faqe dhe të mendojmë për sfidën e së mërkurës. Jemi të inatosur, por nuk duhet të shikojmë prapa. Duhet të tregohemi të zotë dhe të mos e mendojmë më atë episod.

Çfarë aspektesh pozitive kemi marrë? Pozitive është gjithçka që kemi arritur të bëjmë në këto ndeshje: të krijojmë shumë, të kemi një qëndrim sulmues. Ndërsa aspektet negative që nuk duhet të kujtojmë janë mungesa e ekuilibrit dhe golat e pësuar. Duhet të jemi më të zotë në krijimin e ekuilibrit dhe t’u lejojmë më pak shanse kundërshtarëve. Nuk krijuan më shumë se ne këtë herë, megjithatë morën më shumë nga ndeshja. Duhet të përmirësohemi”.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan