Kapiteni i Genoa-s i shpëton vdekjes, bën një apel të fortë

“Unë e shkrova këtë mesazh për të gjithë ata të cilët po më shkruajnë të shqetësuar për mua dhe për familjen time…Ne jemi të gjithë mirë edhe pse kaluam në atë urë fiks 10 minuta përpara se ajo të rrëzohej…”

Kështu në Instagram, kapiteni i Genoa-s, Mimmo Criscito, reagoi për aksidentin tragjik, ku deri tani raportohet për 22 të vdekur.

“I qëndroj afër të gjitha familjeve të viktimave. Nuk është e mundur që një urë e një autostrade të rrëzohet në këtë mënyrë. Duhet që të bëjmë diçka për këtë vend…njerëzit ikin pikërisht për këto gjëra..Kemi nevojë për siguri, kemi nevojë që dikush të bëjë diçka..Kjo ta shpif”, shkroi Criscito i tronditur dhe i indinjuar për këtë aksident. /EDS/

*********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan