Kapiteni i Perusë humb botërorin, përdori kokainë

08 Dhjetor 2017
Kapiteni i Perusë humb botërorin, përdori kokainë

Kapiteni i Perusë Paolo Guerrero u dënua që të mos marrë pjesë në kampionatin botëror të Rusisë që do të zhvillohet verën e ardhshme, pasi rezultoi pozitiv në përdorimin e kokainës.

FIFA vendosi ta pezullojë për një vit 33 vjeçarin, i cili nuk do të jetë në fushë në kompeticionin më të rëndësishëm të planetit në futboll për kombëtaren e tij.

Kokaina konsiderohet si simulant nga institucioni numër 1 i futbollit botëror.

Peruja u kualifikua në botëror për herë të parë që prej vitit 1982.

Kombëtarja amerikano-latine po mendon që ta zëvendësojë kapitenin me sulmuesin e Genoa-s, Gianluca Lapadula.

Lojtari në pronësi të Milanit, e ka nënë peruane dhe nisur nga kjo federata po mendon që t’i bëjë ftesë.

Edhe vetë Lapadula dëshiron të marrë pjesë në botëror.