Kapiteni Ramos tashmë është “plakur”, Reali kërkon zëvendësuesin në Itali  

23 Mars 2020

Reali i Madridit është vënë në kërkim të një zëvendësuesi për kapitenin, Serxhio Ramos, i cili edhe pse mund të luajë akoma në nivele të larta duhet menduar për pasardhësin e tij.

Për këtë arsye klubi madrilen ka hedhur sytë në Itali, te Interi, të cilit kërkon t’i rrëmbejë pikërisht më të rëndësishmin e ekipit, kapitenin Milan Skriniar.

“Defensa Central” raporton se Reali do të provojë ta sjellë në Madrid në merkaton e verës 25 vjeçarin sllovak, 9 vite më të ri se Ramos, dhe ta shndërrojë atë në zëvendësues të denjë të kapitenit spanjoll.

 

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com