Kapriçot e Neymar, Al Khelaifi niset drejt Brazilit

Frika për të ardhmen e Neymar në Paris Saint-Germain ka bërë, që pronari i klubit Nasser Al Khelaifi dhe drejtori sportiv Antero Henrique, të nisen këtë javë në Brazil për të folur me yllin brazilian, sipas raporteve të “Telefoot”. Media franceze shkruan, se udhëtimi i Al Khelaifi dhe Henrique ka një kuptim të dyfishtë. Së pari për të parë gjendjen fizike të Neymar, por gjithashtu edhe për të mësuar nëse braziliani me të vërtetë dëshiron të qëndrojë në “Parc des Princes” me kontratën e tij, që zgjat deri në vitin 2022.

Braziliani u transferua në PSG verën e kaluar për një rekord rekord botëror prej 222 milionë eurosh, por është pretenduar, se ai është i pakënaqur në kryeqytetin francez dhe është i interesuar për një kalim në Real Madrid. Neymar ka një dëmtim në këmbë, që e bëri atë të humbasë ndeshjen e kthimit me Real Madrid javën e kaluar në Champions League. /EDS/