Karriera e Panucci-t, nga sukseset në fushë e deri te…. kërcimi

Christian Panucci vazhdon të jetë lajm për mediat italiane, pasi ish-futbollisti i “axurrëve” mori drejtimin e Kombëtares Shqiptare. “Eurocalcio24” i ka kushtuar një profil teknikut të kuqezinjve, ku ka nënvizuar sukseset e tij me Real-in, Milan-in dhe gjetjen e dashurisë në “Ballando con le stelle”. Panucci, si një kampion Italie dhe Evrope, ku përveç fanellës së Milan-it ka luajtur me Genova-n, Inter dhe Roma-n. Shumë kujtojnë edhe eksperiencën me Kombëtaren Italiane kur shënoi 4 golat e fundit kundër Rumanisë në Euro 2008 që e ktheu në golashënuesin më të vjetër të historisë se Italisë me 35 vitet e tij 2 muaj dhe 1 ditë.

Panucci udhëhoqi përfaqësuesen shqiptare në ndeshjen e luajtur në “Loro Boriçi” ndaj ish-kombëtares së tij Italisë, por që fatkeqësisht “Të kaltrit” nuk e kaluan dot Play off-in me Suedinë. Një humbje e madhe për mbarë tifozët italianë. Në artikull më tej thuhet që Shqipëria po rritet çdo vit edhe më shumë në aspektin profesional në futboll ndërsa Italia nuk po mundet të ruajë nivelin e traditës së saj, sidomos pas eliminimit nga Botërori “Rusi 2018”.

Trajnerët italianë gjithnjë e më shumë po korrin suksese me ekipe të tjera jashtë Italisë, njëri prej tyre është edhe Panucci. Tekniku 44-vjeçar do të udhëheqë Shqipërinë në “National League” dhe në eliminatoret e Europianit 2020, objektivi kryesor për të. Ai dëshiron që të ndjekë rrugën e suksesit që arriti bashkatdhetari i tij, Gianni de Biasi, i cili çoi për herë të parë në Evropian, Kombëtaren Shqiptare. Një sukses i rrallë për kuqezinjtë, që arritën të luanin mes përfaqësueseve më të mëdha në botë në “Francë 2016”.

Ish-mbrojtësi i Real Madrid ka treguar aftësitë e tij si trajner edhe kur drejtonte ekipet si Livorno dhe Ternana, dy eksperienca të cilat megjithatë nuk kanë shkuar edhe aq mirë. Ai njihet edhe për pjesëmarrjen e tij televizive në Itali, ku vazhdon të bëjë rolin e analistit sportiv.

Një moment i veçantë nga jeta e tij, ishte edhe pjesëmarrja në programin e njohur televiziv “Ballando con le stelle”, ku gjeti dashurinë e tij, Samanta Togni, që ishte partnerja e tij në kërcim. Një histori që nisi në skenë dhe vazhdon edhe sot. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan