Kartoni i kuq për Van Perisen ndaj Barcelonës – cilësohet si gabimi më trashanik i dekadës nga një gjyqtar

28 Dhjetor 2019

Kjo dekadë që po e lëmë pas ka pasur momente tejet kontroverse në futboll.

Por, kjo dekadë do të mbahet mend edhe për futjen e VAR-it në futboll dhe që ishte e pashmangshme.

Teknologjia ishte e domosdoshme të futej në futboll, pasi shumë gjyqtarë kanë gabuar në vendimet e tyre.

Një vendim trashanik ishte edhe në vitin 2011, atëherë kur gjyqtari Massimo Busacca e përjashtoi ngas loja Robin van Perisen.

Sulmuesi holandez tashmë kishte marrë një kartonë të verdhë, por në minutën e 56-të ai u ndëshkua me të dytin, duke u përjashtuar kështu nga takimi i Ligës së Kampionëve.

Busacca kishte vërshëllyer për pozitë jashtë loje, mirëpo Van Perise nuk e kishte dëgjuar bilbilin e tij dhe kishte gjuajtur në drejtim të portës së Barcelonës.

Si shkak i veprimit të tij, gjyqtari e kishte ndëshkuar me karton të kuq, për ta përjashtuar atë nga përballja.

Holandezi më pas kishte thënë se si mund ta dëgjonte vërshëllimën e tij kur në Camp Nou ishin të pranishëm 95 mijë tifozë.

Van Perise e cilësoj si një shaka e keqe vendimin e gjyqtarit, por GivemeSport e ka cilësuar si gabimin e dekadës. /Telegrafi/

🔴⚪️ The biggest robbery of the last decade 💯⚪️🔴 pic.twitter.com/oYuBB79ctX

— GoonerNick (@NickVann1987_) December 27, 2019

www.telegrafi.com