Kastriot Rexha: Nuk jemi në nivelin e Slovan Bratislavës

30 Korrik 2019

Feronikeli është eliminuar nga Liga e Evropës, ndaj Slovan Bratislavës me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Sulmuesi i kësaj skuadre Kastriot Rexha bëhet i sinqertë dhe di se kapaciteti i “industrialistëve” nuk është në nivelin e kundërshtarëve që kishin.

“Duhet të jemi realist, kundërshtari ishte në nivel tjetër, por ne u munduam të japim  më të mirën tonë”.

“Unë jam sulmues zone dhe në këtë ndeshje kemi tentuar të dalim sa më shumë në sulm, por futbollistët e Slovanit ishin shumë të fort dhe ne nuk ishim në nivelin e tyre”, ka thënë Rexha.

Rexha nuk arriti të shënojë asnjë gol, në ndeshjet e Ligës së Evropës. /Telegrafi/

www.telegrafi.com