Kastrioti zyrtarizmin përforcimin e radhës

Kastrioti zyrtarizmin përforcimin e radhës

Kastrioti ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në këtë merkato verore në kuadër të projektit ‘Superiore’. Trajneri Elvis Plori ka afruar në ekip një mbrojtës nga kampionët e Malit të Zi, Sutjeska. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin, Nikola Sijepoviç, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin krutan.

Gjatë sezonit të kaluar ai ka zhvilluar 14 ndeshje me kampionët malazezë, ku është ndëshkuar edhe me dy kartonë të verdhë. Ndryshe nga sezonet e tjera ku është aktivizuar më shumë. Në edicionin 2016/17 ka luajtur në 25 takime, në 2015-16 30 ndeshje ndërsa në 2014-15 33 të tilla.  Ai ka qenë pjesë e ekipit malazez që nga sezoni 2010/2011 e në vazhdim, ndërsa tashmë është bërë pjesë e Kastriotit, që do të luajë këtë sezon në elitën e futbollit shqiptar.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes faqes zyrtare vetë klubi i Kastriotit në “Facebook”, ku i ka uruar edhe mirëseardhjen lojtarit. /EDS/

Njoftimi i klubit

“Nikola Stijepoviç është lojtari më i ri i Kastriotit. Mbrojtësi 24 vjeçar, vjen nga skuadra kampione e Malit të Zi, Sutjeska. Prej sot, e në dy sezonet e ardhshme, Stijepoviç do të mbrojë ngjyrat e Kastriotit”

*************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.