Katalanasit shamitë gati, Iniesta merr vendimin e madh

Andres Iniesta do t’i japë lamtumirën Barcelonës në ndeshjen e 20 majit që do të luajnë ndaj Real Sociedad. Siç shkruan e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, kapiteni blaugran do të luajë takimin e fundit me fanellën e gjigantëve të La Liga-s.

33-vjeçari pritet të dalë në një konferencë për shtyp ditën e premte para gazetarëve ku do të shpallë edhe vendimin e tij për të ardhmen. Sipas kontratës që lojtari ka nënshkruar vitin e kaluar, me 6 tetor me Barçën, afati për të vendosur nëse do të ikë apo do të qëndrojë është deri më 30 prill.

Më 11 maj, mesfushori feston edhe ditëlindjen e tij të 34-ët, duke e mbyllur aventurën në kampionatin spanjoll me dy trofe me shumë rëndësi, siç titulli i La Ligas dhe Copa del Rey. Lojtari do të provojë një eksperiencë të re në kampionatin kinez për tre vitet e ardhshme.

Në ndeshjen e fundit të mbylljes së kampionatit ndaj Real Sociedad, klubi ka përgatitur ceremoninë falënderuese dhe përshëndetëse për Iniesta. 33-vjeçari do të mbajë fjalimin e tij të fundit për tifozët dhe shokët e ekipit në fushën e blertë para se të lërë përfundimisht “Camp Nou”.

Ai është pjesë e Barcelonës që nga viti 2002, ku në 435 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 35 gola. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan