Katastrofë në Lushnje, Partizani nuk arrin të fitojë me vendin e fundit

Katastrofë në Lushnje! Partizani shmangu humbjen në minutën e 89-të kur Batha barazoi rezultatin në 1-1. Lushnja i jep goditjen përfundimtare ambicieve të trajnerit Klevis Dalipit për t’u konfirmuar si trajner për sezonin e ri. Ekipi vendas bëri shumë mirë, pasi përballoi mjaft mirë të kuqtë, madje i dominoi. Lushnja flirtoi me fitoren, pasi kryesoi deri në minutën e 89-të pas golit të Pepës.
Trajneri i Lushnjes, Ilir Gjyla, i dha mundësinë disa lojtarëve të rinj që të promovohen duke qenë se Superiorja për ta është një kapitull i mbyllur. Tekniku Klevis Dalipi ka aktivizuar një formacion sulmues, pasi nga minuta e parë po luajnë Çani dhe Abdurahimi. “Demat” nuk kishin asnjë mundësi tjetër përveç se fitores, por nuk ja dolën mbanë.
Pjesa e parë – Partizani u vu menjëherë në kontroll të lojës dhe u shfaq rrezikshëm me sulmuesit. Bardhi kishte mundësinë të shënonte, por tregohet egoist duke mos shërbyer për Çanin dhe Abdurahimin. Të kuqtë kishin mundësinë për të kaluar në avantazh. Megjithatë, rrezik shfaq dhe sulmuesi tjetër Jasir Asani. Futbollisti provon gjithnjë nga distanca, por nuk arrin të mposhtë portierin Bejte.
Deri në minutën e 20-të, loja foli krejtësisht në favor të Partizanit. Pas kësaj minute, ishin vendasit që morën frenat e lojës. Të besuarit e Gjylës panë më përpara portës së Hoxhës dhe kishin disa mundësi, por nuk kishin shumë rrezikshmëri.
Pjesa e dytë – 45-minutat e dyta nisin me të njëjtin ritëm se pjesa e parë. Të dy ekipet nuk rrezikojnë shumë, por paraqitja e Partizanit është shumë e dobët. Dalipi ndërhyn shpejt duket hedhur në fushën e lojës Ramadanin dhe Malan. Ky i fundit shkakton penallti dhe i jep mundësinë Lushnjes që të kalojë në avantazh. Vazhdimi i lojës është i njëjtë, Partizani nuk shfaq dëshirën dhe grindën e duhur për të kthyer rezultatin, ndërsa lushnjarët vazhdojnë sërish me të njëjtin ritëm. Dalipi nxjerr gjithë ekipin përpara, por tentativat e Gojkovicit ndalen në traversë.  Kur gjithçka po i drejtohet fundit dhe “demat” ishin në barazim, vjen goli i Bathës. Kapiteni merr një top të mirë nga Çani, gjuan dhe e dërgon në rrjetë për 1-1. Lushnja merr një barazim prestigji, ndërsa “demat” mbeten 4 pikë pas Luftëtarit dhe nuk fitojnë prej 3 ndeshjes. Partizani ndodhet në vendin e katërt me 46 pikë. /EDS

Kategoria Superiore – Java 31
E shtunë, më 28 prill 2018, ora 16:00, stadiumi “Roza Haxhiu”, Lushnje

Lushnja-Partizani  1-1
Shënues: Pepa 69’/ Batha 89’

Lushnja: Bejte, Magani, Prençi, M. Korreshi, Marku, Taullau (Haxhiu 57’), Gava, Pepa, Papa, Mone (Çela 67’), Sefa (Alushi 39’). Trajner: Ilir Gjyla 
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkovic, Trashi, Asani (Sulejmani 78’), Telushi (Mala 57’), Batha, Bardhi (Ramadani 57’), Abdurahimi, Çani. Trajner: Klevis Dalipi
Gjyqtarë: Blerim Ziri, Endrit Veseli, Erind Burgu
Karton i verdhë: Mala 68’

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan