Kategoria e Parë; Vllaznia nuk ndalet, Apolonia thyen Elbasanin

Vllaznia nuk di të ndalet në Kategorinë e Parë në Grupin A. Pasditen e sotme të besuarit e Hasan Likës mposhtën Besëlidhjen me rezultatin 1-0. Golin e vetëm për kuqeblutë e shënoi braziliani Silvio Xhunior. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për Vllazninë që qëndron në krye të kampionatit me 12 pikë. Në ndeshjet e tjera, Dinamo mposhti 2-1 Erzenin, Burreli mori fitoren e parë në kampionat duke mundur 1-0 Shën Kollin. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Veleçiku ndaj Ilirisë 1-0, ndërkohë Vora dhe Korabi përfundoi në barazim 0-0.

Në Grupi B Apolonia arriti një fitore të rëndësishme duke mposhtur me përmbysje 2-1 Elbasanin në ndeshjen e zhvilluar në Cerrik. Në ndeshjet e tjera, fitoi Pogradeci që mposhti në shtëpi 3-1 Egnatian, ndërsa Lushnja barazoi 1-1 me Turbinën. Me të njëjtin rezultat mbaroi dhe takimi midis Tomorit dhe Orikut. /EDS/

KATEGORIA E PARË – JAVA 4

Grupi A

Dinamo- Erzeni 2-1

Shënues: Nuriu 20′, Sefa 52′ / Lajthia 67′

Burreli-Shënkolli 1-0

Shënues: Olamba 46′

Besëlidhja-Vllaznia 0-1

Shënues: Pereira 53′

Korabi-Vora 0-0

Veleçiku-Iliria 1-0

Shënues: Hasaj 66′

Grupi B

E shtunë, më 29 shtator, ora 16:00

Pogradeci-Egnatia 3-1

Shënues: Ibrahimllari 7′ (aut.), Jahaj 39′ (Pen.), Topllari 46′ / Canka 3′

Elbasani-Apolonia 1-2

Shënues: Ezike 8′ / Hysenshahaj 53′ (pen). Hysenshahaj 90′ (pen)

Lushnja-Turbina 1-1

Shënues: Sefa 14′ / Gjeçi 26′

Tomori-Oriku 1-1

Shënues: Sharavolli 24′ / Hoxhaj 75′

E diel, më 30 shtator, ora 16:00

Besa- Bylis

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan