Katër ekipe të Superiores zbresin sot në fushë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 09:05
Skënderbeu, Partizani e Kamza luajnë ndeshje miqësore në Antalia

Një pjesë e madhe e ekipeve të Superiores dhe jo vetëm i janë drejtuar bregdetit të Antalias në Turqi, ku po zhvillojnë fazën përgatitore dhe natyrisht kanë planifikuar ndeshje miqësore.

Skuadra e parë që zbret në fushë është Kamza, ku në ornë 13:00 me orën lokale të Shqipërisë do të luajë ndaj Alanias. Trajneri Ndreu do të shohë formën e lojtarëve të tij dhe sidomos atyre që janë afruar së fundmi.

Në të njëjtin orar do të luajë edhe Skënderbeu takimin e luksit ndaj ekipit të Besiktas. Në këtë ndeshje korçarët do të masin forcat e tyre ndaj një prej skuadrave më të mëdha të Turqisë.

Flamurtari gjithashtu do të luajë në orën 13:00 ndeshjen e parë testuese ndaj ekipit turk BB Erzurumspor. Vlonjatët kanë afruar disa futbollistë të rinj nga merkato dhe trajneri Duro po përpiqet që ata të përshtaten me pjesën tjetër të ekipit sa më shpejt.

30 minuta më pas, në orën 13:30 do të jetë Partizani që do të luajë ndeshjen e parë miqësore në tokën turke dhe kundërshtar do të ketë ekipin e Superligës vendase, Kasimpasa. Në përfundim të kësaj ndeshjeje, trajneri Starova do të vendosë edhe për sulmuesin senegalez Fall, i cili është në provë.

Merkato, Apolonia bën spastrime në javën e parë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
15 Korrik 2018 17:36
Fierakët kanë ambicie

Apolonia ka nisur përgatitjet për sezonin 2018/19 duke qenë kështu një nga ekipet e para të Kategorisë së Parë që ka nisur punën për të bërë ndryshimet e duhura për të ardhmen. Si fillim pati largime dhe afrime, ndërsa më 10 korrik nisën stërvitjen vetëm 18 lojtarë dhe 5 të ardhur në provë.

Por, sot fierakët janë “tkurrur” në numër për shkak të largimit të disa lojtarëve që nuk kanë bindur tekniku Miho. I pari i larguar ishte Stiljano Velo, i cili nuk u pëlqye nga trajneri dhe brenda 48 orësh iu komunikua se nuk ishte në lartësinë e duhur. Në të njëjtën situatë si mbrojtësi vlonjat u paraqit dhe fantazisti Florent Gashi, i cili nuk përballoi dot fizikisht stërvitjen dhe për këtë arsye la në mes provën.

Rezistuan deri në ditën e miqësores kundër Tomorit mbrojtësit Kabir Tahiraga dhe Flavio Prendi, gjithashtu dhe sulmuesi Murati. Por, vetëm Tahiraga arriti që të binë Mihon dhe do të vijojë që të jetë pjesë e skuadrës edhe për ditët në vijim.

Siç raportohet, në “Loni Papuçiu” pritet që të zbresin lojtarë të tjerë në provë ditën e hënë, të cilët do të kenë kohën e mjaftueshme për t’i treguar trajnerit aftësitë e tyre. Në kërkesat e stafit janë lojtarë që luajnë majtas dhe në sulm, të cilët kërkohen me ngulm për të përforcuar Apoloninë për sezonin e ri.

Miqësorja – Pas miqësores së parë, asaj kundër Tomorit që përfundoi me shifrat e barabarta 1-1, Apolonia do të ndeshet të enjten në “Loni Papuçiu” me Lushnjën. “Derbi i Myzeqesë” do të rikthehet, këtë herë në një miqësore, e cila do të nisë të luhet në orën 17:30. Edhe në këtë test miqësor trajneri do të japë vendimin e tij për të ardhmen e atyre që janë dhe atyre që do të afrohen për t’u provuar. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

VIDEO | Traversë dhe gol nga 25 metra, Sindrit Guri shkëlqen!

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
15 Korrik 2018 16:04
Shkodrani po tregon vlerat

Sindrit Guri i ka kushtuar belgëve të KV Oostende plot 710 mijë euro dhe deri më tani shkodrani po bën mirë me skuadrën e tij të re. Kishte ardhur momenti që sulmuesi të provonte një eksperiencë jashtë vendit dhe në miqësoret që po zhvillohen ka shënuar disa herë. Ditën e djeshme arriti ta bëjë sërish diçka të tillë. Në pjesën e parë kishte goditur traun e portës, ndërsa më pas KV Oostende pësoi një gol dhe e mbylli në disavantash fragmentin e parë të lojës. Pjesa e dytë nisi me gol dhe ishte pikërisht Sindrit Guri ai që me një goditje nga jashtë zonës barazoi shifrat. Shumë shpejt KV Oostende arriti të shënojë edhe dy herë të tjera me Zivkovic, për t’u përmbyllur gjithçka me golin e Sakala në minutën e 69-të. Deri në fund nuk pati më gola dhe sfida u mbyll me triumfin e 1-4 të skuadrës së Gurit.

Miqësore, e shtunë, më 14 korrik 2018

Zulte Waregem – KV Oostende 1-4
Shënues: Bjordal 33’ / Guri 47’, Zivkovic 51’, 58’ (pen.), Sakala 69’

OOSTENDE: Ondoa, Ndenbe (70 'Bjelica), Lombaerts, Faes, Milovic, Capon (80' Bataille), Vandendriessche, Nkaka (82 'D'Haese), Zivkovic (60' Rajsel), Canesin (70 'Boonen), Guri (60 'Fashion Jr.).

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Vangjeli: CAS nuk ndikoi tek unë, ja si ishte situata

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
15 Korrik 2018 15:31
Mbrojtësi korçar ka dalë para medieve

Kristi Vangjeli nuk e ka “tradhtuar” Skënderbeun. Mbrojtësi i djathtë ka pranuar të rinovojë kontratën me korçarët, ndërkohë që ka theksuar se vendimi i tij nuk varej aspak nga dënimi që klubi ka marrë prej UEFA-s. “Normalisht situata që ishte krijua te klubi nuk ishte aspak e mirë, kjo pas vendimit të CAS për të mos u aktivizuar në kualifikueset e Champions League. Por kjo gjë nuk ka mbaruar për ekipin. Shpresoj që në muajt e ardhshëm të kthehet ajo buzëqeshja që ka pasur gjithmonë ky klub, si dhe të luftojë për të qëndruar në majë.  Personalisht për mua ishte shumë e vështirë, pasi nuk ishte thjesht vendim për të qëndruar në Korçë. Nuk varej nga vendimi i CAS, por nga familja ime, që po bën përpjekje dhe sakrificë shumë të madhe duke qëndruar pranë meje”, ka deklaruar fillimisht Vangjeli para medieve.

Më tej ai foli edhe për bisedën dhe raportin që ka me presidentin Ardjan Takaj: “Që në momentin e parë kam pasur lidhje korrekte me presidentin. Ai i di shumë mirë vlerat e mia dhe gjithmonë i kam treguar të vërtetën në lidhje me klubin dhe karrierën time. Gjithmonë më ka qëndruar pranë dhe i ka mbështetur vendimet e mia. Duke parë që edhe gjithë ekipet janë formuar dhe do të mbetesha pas me përgatitjet, vendosa bashkë me presidentin. Folëm dhe bëmë një marrëveshje që të kthehesha, jo vetëm unë, por edhe djemtë e tjerë që kanë mbajtur peshën më të madhe të ekipit”.

Në fund Vangjeli flet edhe për lëvizjet e bëra në ekip, largimet dhe afrimet e të rinjve: “Të them të drejtën largimet do ndikojnë, por besoj se do afrohen lojtarë të tjerë për të plotësuar grupin, në mënyrë që të formohet ai grup që gjithmonë Skënderbeu ka pasur. Duhet t’u japim kohë, stafi teknik do t’i mbështete dhe do t’i stërvitë si duhet. Duke iu dhënë mundësia të luajnë në ekipin kampion, nuk do e lëshojnë këtë shans. Duhet të mos u ikë për të vazhduar një karrierë të artë, jo për të qëndruar këtu, por për të bërë atë që ka ndodhur edhe me lojtarët e tjerë: të shiten jashtë vendit”. /EDS/

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kastrioti, Plori bind një shkodran për mesfushën

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
15 Korrik 2018 14:48

Kastrioti vijon me zyrtarizimet. Pas Alexandros Abdel Rahim dhe Charles Atsina, tanimë te krutanët është zyrtarizuar pjesë e ekipit edhe mesfushori shkodran Ersil Ymeraj. Futbollisti 24-vjeçar për herë të parë u aktivizua në Kategorinë Superiore vjet me Kamzën, klub që e lë pas katër sezonesh. Shkodrani ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit për të mbyllur bashkëpunimin dhe tashmë do të mbetet sërish pjesë e elitës, por duke mbrojtur ngjyrat Kastrioti. Në të shkuarën mesfushori ka luajtur edhe për Veleçikun, si dhe është grumbulluar në një takime Vllazninë në Superiore, por pa mundur të luajë. Sezonin e shkuar te Kamza ai luajti në 29 takime, 19 prej të cilave i nisi nga minuta e parë. Mesfushori arriti të shënonte edhe dy gola ndaj Partizani dhe Laçit. Ymeraj ishte një dëshirë e Plorit për merkaton dhe drejtuesit ia kanë plotësuar.

DAJAN SHEHI – Pritet që te Kastrioti të ketë edhe afrime të tjera. Trajneri Elvis Plori është duke pritur lëvizjet e drejtuesve, ndërkohë që sikurse kemi bërë me dije më parë, edhe mbrojtësi Dejan Shehi do të jetë pjesë e krutanëve. Mbrojtësi qendror është nën kontratë me Teutën, por kërkon që të luajë dhe klubet kanë gjetur marrëveshjen për huazimin e tij. Së shpejti Kastrioti pritet të zyrtarizojë edhe të tjera lëvizje, pasi do të nisë faza përgatitore dhe stafi teknik kërkon që ta ketë të plotë ekipin sa më parë. Veç afrimeve do të ketë edhe largime, që do të zbulohen gjatë këtyre ditëve. Stafi teknik po harton listën përfundimtare para nisjes së fazës përgatitore. /EDS/

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.