Katër klube evropiane në garë për Coutinhon

09 Gusht 2019

Barcelona tani ka një problem me Philippe Coutinhon, pas mbylljes së afatit kalimtar në Ligën Premier.

Skuadra katalunase e dëshiron largimin e anësorit brazilian në këtë afat kalimtar, mirëpo tani do të jetë më e vështirë pas përfundimit të transferimeve në ligën angleze.

Lojtari 27-vjeçar lidhej me një kalim te Arsenali dhe Manchester United, derisa një rikthim i mundshëm te Liverpooli ishte në letër.

Philippe Coutinho (Foto: Barcelona/Twitter)

Kampioni i La Liga-së tani po shikon mundësi të tjera që ta largojë Coutinhon, e që mund të projektohet shitja e tij në Serie A.

Barcelona dëshiron ta shesë brazilianin në këtë afat kalimtar që mbyllet më 31 gusht, në mënyrë që ta financojë rikthimin e Neymarit.

Lexo po ashtu: Koha që Barcelona të merr vendime – katër emra që duhet tu gjinden zgjidhje për largim dhe një blerje e madhe

Sipas asaj që raporton AS, Paris Saint-Germian, Bayern Munich, Monaco dhe Juventus, kanë shfaqur interesim për lojtarin që fiton dhjetë milionë euro pagë në Camp Nou.

Katalunasit kërkojnë 120 milionë euro nga shitja e Coutinhos, mirëpo që katër klubet evropiane nuk po ofrojnë më shumë se 100 milionë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com