Katër lojtarët më simpatikë në Kombëtare sipas Ildës

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Mars 2018 13:51
Moderatorja seksi flet për ngacmimet

Moderatorja seksi e SuperSport, Ilda Bejleri, e ftuar në emisionin humoristik "Xing me Ermalin" ka përzgjedhur lojtarët më simpatikë që ka Kombëtarja Shqiptare. Gazetarja i është përgjigjur pyetjes së Ermal Mamaqit se "Cili është futbollisti më i bukur që ka Shqipëria?".

"Ta thonë njerëzit. E shikon që njerëzve disave u duket Lila, dia Veseli. Njerëzit janë më të afeksionuar pas tipave se sa bukurisë. Përtej shakasë, në të vërtetë ka shumë çuna simpatikë kombëtarja. Loriku nuk është më, por gjithsesi ka qenë një nga futbollistët më simpatikë. Po tani e kam thënë, Veseli është gjithashtu simpatik, Strakosha, Tomasi, por edhe babai s’ka qenë keq. Edhe Eros Grezda e kam thënë edhe Gjasula. Ka edhe plotë të tjerë, po vijnë në përmirësim.

E pyetur më tej se cili nga futbollistët nuk e ka ngacmuar, Ilda nuk e kurseu batutën teksa tha: "Kur bëjnë stërvitje u bërtet trajneri, është shumë i rreptë trajneri. Nuk ndodh asgjë kur vijnë të SuperSport. Se të gjithë njerëzit mendojnë se çfarë ndodh".

Ndër të tjera ajo ka sqaruar edhe njëherë që nuk ka bërë asnjë operacion plastik. /EDS/

De Gea në Botëror, Edurne 'tërbon' fansat në rrjetet sociale

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Qershor 2018 14:14

Mjafton të futeni në njërin prej rrjeteve sociale që keni një profil dhe do të shihni foto në plazh në pishina pafund të miqve dhe personazheve të botës së televizionit. Sidomos vajzave me bikini që tregojnë format seksi në këtë të nxehtë. Rrjetet sociale ‘përmbyten’ sidomos “Instagram” gjatë fundjavës dhe festave nga videot dhe fotot e personazheve të famshme, jo vetëm, ndërsa relaksohen në ditët e tyre të pushimit. Sidoqoftë ajo çfarë bie në sy është një numër i madh përdoruesish të cilët janë tejet aktivë me postime. Njëra prej tyre është edhe këngëtarja spanjolle Edurne, e cila së fundmi ka ndarë me miqtë dhe fansat një foto tejet të bukur ndërsa ndodhej në pishinë.

32-vjeçarja dukej në top-formë nga ana fizike veshur me një bikini me ngjyra verore që i rrinin mjaft bukur.

“E lumtur, kohë vere”- ka shkruar ajo karshi fotos.

Në më pak se një orë ajo ka marrë afërsisht 43 mijë pëlqime, ndërsa ka arritur deri në 92 mijë tashmë. Edurne njihet ndryshe edhe si partnerja simpatike e portierit të Manchester United dhe Spanjës, David de Gea. Ky i fundit ndodhet në turneun “Rusi 2018” me përfaqësuesen e tij dhe do të luajë sot takimin e fundit në Grupin B ndaj Marokut. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Skandali seksual me Falcao, Natalia korr sukses

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Qershor 2018 11:00
Kjo vajzë është kaq 'hot'

Natalia Velez është një nga modelet më seksi nga Ekuadori. 32-vjeçarja jeton prej kohësh në Kolumbi, aty ku edhe punon si modele. Skandali për një video intime të realizuar me sulmuesin e kombëtares kolumbiane, Radamel Falcao e zhvendosi atë në kopertinat e mediave më të mëdha sportive. Në media flitej që vajza në videon 12 minutëshe me Falcaon ishte pikërisht ajo, por asnjëherë nuk e ka pranuar. Asnjëri prej palëve nuk dha një argument rreth këtij rasti. Por, që tashmë duket që e kanë lënë pas dhe secili ka vazhduar jetën normalisht.

Natalia është një personazh shumë i preferuar edhe nga artistët e mëdhenj të muzikës si Romeo Santos, Usher e të tjerë të cilët e kanë bërë pjesë të klipeve të tyre.

Pavarësisht gjithë kësaj, Velez vazhdon të korrë sukses si një nga imazhet më të kërkuara për kompanitë e mëdha si Coca Cola apo Samsung, e të tjera. Ajo ka një fizik të përkryer, për të cilin ushtrohet çdo ditë që t’a mbajë në formë. Kjo duket edhe në fotot që ajo poston në profilin e saj në “Instagram”, ku ka 195 mijë ndjekës. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kapiteni i Anglisë Harry Kane fans i Dua Lipas

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Qershor 2018 23:23

Harry Kane është idhull për mijëra e mijëra tifozë, por edhe kapiteni i Anglisë ka personazhet e tij të preferuar. Sulmuesi i Tottenham-it realizoi trigolësh në takimin kundër Panamasë, që “Tri Luanët e fituan me rezultatin 6-1.

Një televizion brazilian i kërkon çdo futbollisti që realizon tripletë që të përzgjedhë një këngë e më pas ajo transmetohet në studio. Sipas “Blic”, meqë anglezi realizoi ata e kontaktuan dhe i ëkrkuan që të shprehte preferencën e tij.

Dhe Kane zbuloi se është një fans i Dua Lipa-s dhe i Calvin Harris dhe kënga që dëshironte të dëgjonte ishte “One Kiss”. Për Duan, e cila ishte këngëtarja e ftuar në ceremoninë hapëse të finales së Ligës së Kampioneve ja ku zbulohet një fans i veçantë, as më shumë e as më pak se kapiteni i Anglisë dhe golashënuesi më i mirë anglez në premier League. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Giggs nuk i ndahet skandaleve

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Qershor 2018 17:17
Ish-banorja e Big Brother rrëfen aventurën

Ryan Giggs, legjenda e Manchester United, aktualisht trajner i kombëtares së Uellsit, ka një pikë të dobët: skandalet e tij seksuale... Tetë vite më parë ai humbi gjyqin për të mbajtur anonim emrin e të dashurës së tij, pasi kishte pasur marrëdhënie me kunatën, e cila abortoi dy javë para dasmës që kishte me të vëllanë e tij, Rhodri.

Ky skandal i tmerrshëm ka ndodhur në prag të finales së Kampionëve kur Barcelona mundi Manchester United në “Wembley”. Në atë periudhë kur BBC e kishte zgjedhur si personalitetin sportiv të vitit. Ishte një goditje e madhe për reputacionin e tij, por pavarësisht skandalit, ai ia doli të shpëtojë martesën me Stacey, me të cilën ka dy fëmijë, por më pas u divorcuan në vitin 2017-të.

Së fundmi mediat angleze kanë zbuluar që 44-vjeçari ka pasur një marrëdhënie me ish-banoren e Big Brother, Imogen Thomas, e cila i ka treguar “The Sun” aventurën me ish-lojtarin anglez. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.