Katër raste të reja me coronavirus në Ligën Premier

27 Maj 2020

Liga Premier ka konfirmuar se katër lojtarë dhe në staf kanë rezultuar pozitiv nga tri klube në testimet e fundit.

Liga bëri të ditur se janë kompletuar 1,008 teste në përgjithësi nga e hëna dhe e marta, derisa në total janë kryer 2,700 testime.

Nga tri testime e bëra, 12 persona kanë rezultuar pozitiv, në mesin e tyre kanë qenë edhe lojtarë.

Të gjithë personat e infektuar janë vetëizoluar për një periudhë një javore, derisa klubet e tyre kanë vazhduar normalisht me stërvitje.

Liga Premier më tej ka bërë të ditur se testime do të vazhdojnë me një intensitet të lartë, në mënyrë që të rikthehen të luajnë në mes të qershorit.

Nuk është bërë e ditur emri i tri klubeve, derisa 92 ndeshje kanë mbetur për t’u luajtur, me Liverpooli që është dy fitore larg triumfit të titullit. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan