Keita konfirmon rikthimin në skuadër të Interit

09 Mars 2019

Keita Balde Diao ka konfirmuar se ai mund ta bëjë rikthimin në skuadrën e Interit për sfidën ndaj Spalit këtë fundjavë.

Ketia nuk ka luajtur në vitin 2019 për shkak të një lëndimi në kofshë, por anësori ka bërë një postim ku ka sugjeruar se po kthehet.

“Gati për të dielën”, u shpreh Keita.

Ish-anësori i Lazios u bë 24 vjeç të premtën dhe ka shënuar katër gola për Nerazzurët ëktë sezon, duke realizuar tri asistime.

Interi po ashtu e ka opsionin për të blerë senegalezin nga Monaco në fund të sezonit për 30 milionë euro.

Keita kishte performanca të mira dhe ka gjasa të mira të qëndrojë.

Interi të enjtën barazoi me Eintracht Frankfurtin në udhëtim. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan