Kempes kritikon Argjentinën, shpërfill Messi-n dhe tregon çfarë nuk funksionon

Ish-sulmuesi argjentinas, Mario Kempes, pohoi se është e pamundur të krahasohen dy lojtarë nga epoka të ndryshme, pasi Sergio Ramos e vendosi Lionel Messi-n përpara Diego Maradona, në aspektin e aftësisë. Debati se kush prej tyre është më i miri vazhdon prej kohësh, me Ramos duke pretenduar se argjentinasit e dinë se sulmuesi i Barcelonës është lojtari më i mirë që kanë pasur ndonjëherë. “Është e pakuptimtë, Messi është i mirë, por ai kurrë nuk ka fituar një Kupë Bote”, tha Kempes për “La Gazzetta dello Sport”. “Krahasimi i lojtarëve nga epoka të ndryshme është i pamundur. Kam fituar Kupën e Botës 1978, Maradona 1986 dhe Messi ende nuk ka fituar asgjë, ky është realiteti”, shtoi ai. Kempes vazhdoi të shprehë zhgënjimin e tij ndaj barazimit 1-1 të “Albiceleste” kundër debutuesve të Islandës në ndeshjen e tyre të hapjes dhe beson se Argjentina nuk mund të mbështetet vetëm te Messi. 63-vjeçari beson se, edhe pse ka mjaft talente individuale në formacionin kombëtar, paaftësia e tyre për të luajtur si ekip i ka kushtuar shumë. Sidoqoftë, ish-fituesi i Kupës së Botës këmbëngul se trajneri Jorge Sampaoli nuk është fajtori kryesor për formën e dobët të Argjentinës. “Argjentina ka vetëm një plan A, atyre u mungon plani B dhe C”, vazhdoi ai.

“Plani A është t’i japin topin Messi-t, të mbyllin sytë dhe të presin që diçka të ndodhë, por unë mendoj nëse Messi-n e kap një rrufë, një zgjidhje tjetër është e nevojshme. Ata kanë cilësi individuale, por sëbashku nuk janë një ekip. Ata janë të gjithë miqtë e Messi-t, por jo ‘shokët e ekipit të Messit’ – ky është ndryshimi. Argjentina ka ndryshuar shumë trajnerë gjatë viteve të fundit, por rezultatet kanë qenë zhgënjyese. Ne duhet të ndryshojmë diçka në dinamikën e ekipit, ndërsa shoh një grup lojtarësh që duket se nuk punojnë sëbashku”, shtoi Kempes. Kempes reflektoi gjithashtu në fitoren e Kupës së Botës në 1978 mbi Holandën, duke pranuar se gëzimi ishte i paharrueshëm. “Stadiumi i mbushur me sende të bardha para dhe pas finales kundër Holandës, ishte një shfaqje dashurie nga tifozët tanë”, kujton ai. “Sa për gëzimin e popullit, kurrë nuk kam parë aq shumë njerëz të lumtur. Ata të gjithë kërcenin, bërtisin dhe këndonin, ne u kishim dhënë atyre emocione”, shtoi Kempes. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan