Këngëtarja shqiptare në lidhje me ish-yllin e Barcelonës

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Maj 2018 16:14

Eleni Foureira, favorite për të fituar festivalin e madh të këngës, Eurovision me Qipron, është në një lidhje me mbrojtësin spanjoll që së fundmi ka luajtur me Olimpiakosin në kampionatin grek, Alberto Botia. 31-vjeçarja është në një romancë që nga viti 2016-të me ish-futbollistin e Barcelonës dhe Sevillas.

Eleni është njohur ndryshe si Beyonce greke, ndërsa është me origjinë shqiptare. Ajo ka lindur në qytetin e Fierit dhe më pas në moshën 8-vjeçare është shpërngulur me familjen në kryeqytetin grek, Athinë. Aty ajo ka mbaruar studimet, ka luajtur në kitarë dhe teatër e më pas i është futur botës së muzikës moderne. Eleni vendosi që të përfaqësojë Qipron në Eurovisionin e këtij viti, ku është kualifikuar për në finale edhe Shqipëria. Tre shqiptarë do të këndojnë në natën finale, Eugent Bushpepa për vendin tonë, Eleni për Qipron dhe Ermal Meta për Italinë.

Gjatë pjesëmarrjes në Eurovision, këngëtarja duket që nuk e ka harruar origjinën e saj dhe ka bërë simbolin e shqiponjës me artistin shqiptar, Eugent Bushpepa. Të njëjtin veprim e ka bërë edhe këngëtari elbasanas që përfaqëson Italinë, Ermal Meta. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike