Këngëtarja shqiptare shkaku i divorcit të Çalhanoglu

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
5 Gusht 2018 12:45

Mesfushori i Milanit, Hakan Çalhanoglu është divorcuar nga bashkëshortja Sinem Gündoğdu pas vetëm një viti martesë dhe shkak për këtë duket se është bërë këngëtarja shqiptare Anita Latifi.

Çifti është përfshirë në një debat të fortë në rrjetet sociale për arsyet e ndarjes, ndërsa të dy akuzojnë njëri-tjetrin për tradhëti. Por me sa duket i pari që ka shkelur kurorën ka qenë vetë lojtari i Milanit, i cili është përfshirë në një marrëdhënie me këngëtaren shqiptare që jeton në Gjermani.

“Gjëra shumë të pafalshme dhe të rënda kanë ndodhur dhe prandaj vendimi për divorc nuk kthehet”, eklaroi turku në rrjete sociale, duke përmendur gjithashtu që nëse nga kjo marrëdhënie do të ketë një fëmijë, siç pretendon Sinem, ai do të përmbushë detyrimet dhe përgjegjësitë e tij.

Por mediet turke kanë zbuluar se problemet mes çiftit kanë nisur për shkak të këngëtares, me të cilën futbollisti ka patur një marrëdhënie disa muaj më parë. Madje historia e tyre përfundoi në gjykatë pasi Latifi i kishte kërkuar 250 000 dollarë Hakanit për të abortuar, pasi pretendonte se kishte mbetur shtatzënë me të. Por pas hetimeve të policisë pretendimi i saj rezultoi i pavërtetë. “Marrëdhënia jonë nisi në vitin 2013 kur luaja te Hamburg. Kemi pasur kontakte, por unë gjithmonë jam treguar i kujdesshëm”, pati deklaruar asokohe Çalhanoglu.

Por me sa duket historia me këngëtaren shqiptare ka vazhduar të qendrojë si hije e zezë në marrëdhënien mes tij dhe bashkëshortes, dhe martesa është mbyllur me një sherr në rrjetet sociale./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike