Kërcënohet nga mafia kampioni McGregor

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
30 Nëntor 2017 23:32

Kampioni i peshës së lehtë i UFC Conor Mcgregor është një nga njerëzit më të famshëm në botën e sportit, falë shfaqjeve të tij në MMA dhe boks.Por kartela e Kinahan nuk do t’ia dijë.

Sipas gazetarit veteran të krimeve Paul Williams, Notorious është shënjestruar nga mafia pas një sherri që thuhet të ketë ndodhur në fundjavën e kaluar në Dublin, dhe kërkon kokën e tij…ose 900,000 euro.

McGregor thuhet të jetë ngatërruar me njerëz tepër të rrezikshëm, që kanë lidhje me mafien irlandeze.

Sipas The Irish Sun, McGregor është ngatërruar me kartelën e Christy “The Dapper Don” Kinahan, një mafioz irlandez që merret me shitje droge dhe ka një të shkuar të dhunshme.

Policia është në dijeni të situatës, por sipas raporteve, nuk është bërë asnjë ankesë nga të dyja krahët, as nuk janë raportuar të plagosur, dhe nuk ka asnjë rrezik për jetën e tij për momentin.

Joshua provokon, Povetkin mbështet te Putin

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
19 Korrik 2018 16:39
Anthony Joshua

Anthony Joshua beson se do të ishte përjashtuar përjetë nga boksi nëse do të kishte dështuar aq shumë sa Alexander Povetkin në testet e dopingut, një deklaratë që është konsideruar një provokim ndaj rusit ndërsa përballja mes tyre në “Wembley” më 22 shtator afron.

Povetkin, sfiduesi i radhës për titujt e unifikuar nga Joshua, doli dy herë pozitiv për përdorim steroidesh dy herë në vitin 2016, por edhe pse u pezullua për një periudhë të pacaktuar nga WBC dhe u gjobit me 250 000 dollarë, tashmë i është lejuar të ringjitet në ring.

Të mërkurën, rusi mbërriti në Londër dhe pozoi me Joshuan në fushën e stadiumit “Wembley”, por kampioni britanik tha se reputacioni i tij do të njollosej përherë nëse do të kapej me doping. “Nëse unë do të mungoja në një testim ose nuk do ta kaloja, një orë më vonë do të thonin që ai është duke marrë doping. Do të më bënin shembull dhe nuk do të isha më në gjendje të ngjitesha në ring. Por nuk do të ndodhë kurrë sepse unë më mirë humbas se sa të marr doping, diçka shumë më e rëndë nëse kërkon të lëshë një trashëgimi në këtë sport. Droga nuk të bën boksier më të mirë, unë preferoj të punoj fort dhe të rri i pastër”, tha Joshua.

Ndërsa 38-vjeçari Povetkin, kampion olimpik dhe ish-kampion i peshave të rënda, hodhi poshtë akuzat ndaj tij. “Unë kisha vite që dilja i pastër dhe krejt papritur rezultoi se përdorja doping. Kishte diçka që nuk shkonte, prandaj edhe pezullimi im u shfuqizua”, tha ai. “E kam fituar të drejtën për këtë ndeshje duke mundur gjithë pretendentët e tjerë për t’u bërë sfidanti i detyrueshëm për Joshuan”.

Povetkin u largua për në Moskë, ku do të nisë stërvitjen në malet ruse, duke thënë: “E di që Presidenti Putin do të më mëbshtesë kur të kthehem këtu në këtë stadium. Ai e dashuron sportin dhe është tifozi im, diçka që më jep shumë ndihmë”./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

McGregor i thur elozhe Putinit, tërbohen fansat

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
16 Korrik 2018 15:58

Superylli i UFC, Conor McGregor, ka shkaktuar shumë debate gjatë finales së Kupës së Botës pasi ka pozuar në foto me Presidentin rus Vladimir Putin dhe e ka vlerësuar si një nga udhëheqësit më të mëdhenj të epokës.

Irlandezi ishte në Moskë për të ndjekur finalen e Botërorit mes Francës dhe Kroacisë, i ftuar nga Putin. Ai postoi një foto me Presidentin rus në Instagram duke shkruar poshtë: “Një nga udhëheqësit më të mirë të kohës sonë”.

McGregor postoi edhe foto të tjera me liderin rus në llogarinë e tij në Instagra, që ka 24 milionë ndjekës. “Isha i nderuar që isha në një ngjarje kaq madhore përkrah tij. Ishte një nder për mua zoti Putin. Faleminderit dhe urime për një Botëror të mrekullueshëm”.

Më parë ai kishte postuar edhe një video mesazh për Paul Pogba duke i uruar suksese dhe fat për finalen. Mesfushori francez është tifoz i madh i yllit të MMA.

McGregor postoi edhe një video në Instagram duke lënë të kuptohet se shumë shpejt do të ringjitet në octagon për ndeshjen e shumëpritur me kampionin në fuqi të peshave të lehta Khabib Nurmagomedov.

“Famëkeqi” duhet të ishte ndeshur me rusin shumë më parë me rusin, por gjithçka u anullua kur sulmoi autobuzin e UFC duke plagosur dy luftëtarë të tjerë, pas sfidës së zhvilluar në prill të vitit të kaluar.

Ndërkohë, partnera e tij Dee Devlin, ka lënë të kuptohet se McGregor mund të bëhet baba për herë të dytë. Duke i uruar 30-vjetorin, ajo shkroi në Isntagram: “Të duam shumë, nga unë, Conor jr. dhe bebi në bark”./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Një tjetër duel për Tyson Fury, rivali i radhës Francesco Pianeta

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Korrik 2018 10:23
Britaniku me një kundërshtar më të fortë se Seferi

Ish-kampioni i botës në boks, Tyson Fury dy të përballet me dy herë sfiduesin e peshave të rënda për titullin kampion bote, Francesco Pianeta. Dueli midis britanikut dhe 33 vjeçarit gjerman në Belfast do të bëhet më 18 gusht në “Winsdo Park”.

Boksieri 33 vjeçar është shpallur më parë kampion i Evropës në WBO dhe EBU dhe ka fituar 21 nga 40 duelet e tij me nok-out. Britaniku u rikthye në boks me një duel me boksierin shqiptar Sefer Seferi, të cilin e mposhti.

“Ndeshja me Seferin është histori dhe Pianeta është një boksier më i mirë se ai. Niveli i tij e tregon këtë.”, tha promotori i britanikut, Frank Warren.

Pianeta ka humbur duelet për titull kundër boksierëve Wladimir Klitschko dhe Ruslan Chagaev.

"Tyson ka një kohë të gjatë që nuk ka boksuar dhe Pianeta është një kundërshtar i mirë nëse marrim parasysh që për Tyson ky është dueli i dytë pas shkëputjes së tij. Ai ka nevojë për raunde përpara se të kalojë në një nivel më të lartë dhe ky duel do ta bëjë këtë, ta bëjë atë që të punojë që të mund të fitojë”, vazhdoi promotori i britanikut. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Conor McGregor, 30 vjeç dhe i ''pavdekshëm'' / FOTO

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
12 Korrik 2018 16:15

Conor McGregor ka festuar në mënyrën më origjinale  përvjetorin e 30-të duke u përjetësuar në një skulpturë me vlerë mbi 66 000 dollarë. Legjenda e UFC mbush plot 30 vjeç të shtunën më datë 14 korrik dhe dikush ka menduar për ta bërë edhe më të paharrueshme këtë ditë të veçantë.

Vepra e artit do të shohet në Galerinë “JD Malat” në Londër, pikërisht në datën e lindjes së tij dhe do të qendrojë aty deri në 30 shtator. Ajo është realizuar nga artisti lituanez me qendrim në Brimingam, Edgar Askelovic, i cili punon nën emrin "Aspencroë", i cili ka menduar më pas t’ia dhurojë vetë McGregorit.

Duke folur për realizimin e skulpturës që e ka quajtur ATLAS, Askelovic tha: “Është një nder që Conor e ka pranuar këtë dhuratë prej meje. Ai është një fenomen i kohëve tona, jo vetëm një sportist i zgjuar, por edhe një njeri vizionar. Për të krijuar këtë vepër u frymëzova nga lashtësia, ku sportistët përjetësoheshin në skulptura si të ishin Perëndi. Dhe kombinova edhe disa detaje nga Michelangelo me graffiti të kohëve moderne”.

Skulptorit i janë dashur pesë muaj për ta punuar veprën me duar, duke përdorur mermer dhe silicon të cilësisë më të lartë për të realizuar sytë, ndërsa mjekra është realizuar me qime të vërteta. Në krah të shkëmbit është vendosur edhe një graffiti i një gorille, si tatuazhi që ylli i MMA ka në trupin e tij./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.