Kërcim së gjati/ Izmir Smajlaj e mbyll i gjashti në evropian

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Gusht 2018 20:48
Shkodrani kërceu 7.99 metra

Izmir Smajlaj është renditur i gjashti në kampionatin evropian të atletikës në disiplinën e kërcimit për së gjati, duke mos arritur dot të ngjitet në podium. Në garën në Berlin pritej shumë nga 25 vjeçari, por titullin Kampion i Evropës e fitoi Miltiadis Tentoglou i cili kërceu 8.25 metra, e pas gjermani Fabian Heinle me 8.13 metra dhe ukrainasi Serhii Nykyforov.

Smajlaj dështoi në provën e parë, në të dytën u hodh 7.83 metrat, kurse në të tretën dhe në të katërtën në një distancë më të vogël. Maksimumi i tij në këtë evropian erdhi në provën e pestë, ku ai kërceu 7.99 metra. Dy ditë më parë, ai kërceu 7.71 metra dhe doli i 12-i në renditje, duke siguruar kualifikimin. Smajlaj regjistroi arritjen e tij më të mirë prej 8.08 metrash më 4 mars të një viti më parë në Beograd. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike