Kërkesa e Dembele, shokohen te Barcelona

Ylli i Barcelona-s, Dembele, mund të largohet nga klubi pasi nuk ka arritur që të mbijetojë në këtë ekip edhe pse verën e shkuar ai u transferua nga radhët e Borussia-s së Dortmundit për 120 milionë paund. Manchester United dhe Chelsea janë shfaqur si kandidatë potencial, me Liverpool-in dhe Arsenal-in që janë të fiksuar për ta larguar atë nga Katalonja.

Sidoqoftë, “Don Balon” thotë se Dembele ka refuzuar që të shkojë te Chelsea, por edhe te dy klube të tjera. Lojtari mbërriti në Barcelonë në gushtin e vitit të shkuar duke u përfolur se do të ishte zëvendësuesi i duhur i Neymar-it, i cili u largua për te PSG. Mirëpo, me largimin e Neymar, Barcelona kërkoi Coutinho-n verën e shkuar, por kur nuk mundi që të fitonte shërbimet e tij, atëherë ata morën francezin në Barcelonë.

Por, lëvizjet e bëra në merkato nga Barcelona në janar kanë ndikuar që United ta shohë si avantazh këtë situatë për të fituar shërbimet e Dembele. Sipas raportit të “Don Balon”, francezi nuk është i interesuar që të shkojë te Chelsea, teksa gjithashtu i ka dërguar përgjigje Bayern-it dhe PSG-së. Sidoqoftë, mesfushori i krahut supozohet se do të kalojë te United gjatë periudhës së transferimeve. Mësohet se Dembele ka ëndërruar që të vishet bardhekuq në karrierën e tij.

Manchester United kanë këmbëngulur se do të bëjnë lëvizjet e duhura në sulm duke mos e vënë në trysni trajnerin Jose Mourinho për zgjedhjet e tij. Më parë “Express Sport” ka thënë se Anthony Martial mund të largohet dhe kjo mund të ndryshojë planet e teknikut portugez. Kështu që Dembele do të ketë rastin më të mirë që të bëjë zgjedhjen e tij për t’u veshur bardhekuq në rast se United do të bëjë ndryshime në mesfushë në muajt e verës. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan