REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Studimi i anglezëve

Këshilla për prindërit, si ti ushqeni fëmijët pa kaluar 100 kalori mini-vakte

9 Janar 2018 17:01

Prindërit po inkurajohen që të kenë kujdes me marrjen e sheqerit tek fëmijët. Ato duhet tu japin atyre maksimumi 100 kalori në dy vakte për çdo ditë.

 Fëmijët marrin të paktën shtatë kube sheqeri në ditë, nga ushqimet e pashëndetshme, si për shembull: pijet me shumë sheqer apo ëmbëlsirat e tepruara. Instituti i Shëndetit Publik në Angli, ka nisur një fushatë, të cilën e ka quajtur “Change4Life”. Një lloj mënyre që do të nxisë prindërit që të kujdesen për mirë ushqyerjen e fëmijëve të tyre dhe të promovojnë ushqime të shëndetshme.

Sipas PHE, çdo vit fëmijët konsumojnë pothuajse 400 biskota, më shumë se 120 kekë, pasta, 100 lloje të ndryshme të ëmbëlsirave, gati 70 copa çokollate dhe 70 akullore.

Kjo fushatë u sugjeron prindërve ushqimet që duhet tu japin fëmijëve të tyre që të mos i tejkalojnë 100 kalori. /EDS/

  1. Biskotë e tretshme – 71 kalori
  2. Kek me çokollatë – 85 kalori
  3. Pite e vogël – 60 kalori, me krem djathi me pak yndyrë- 29 kalori
  4. Kokoshka – 84 kalori
  5. Jogurt- 61 kalori
  6. Patate të skuqura – 22 kalori
  7. Biskotë – 35 kalori
  8. Kek me çaj- 100 kalori
  9. Buke e thekur me gjalpë – 54 kalori
  • Vezë të fërguara – 53 kalori
Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Këshilla nga një instruktor i suksesshëm

Doni të dini kohën më të mirë për t’u stërvitur në palestër?

16 Janar 2018 16:58

Koha më e mirë për t’u ushtruar në palestër nuk është ajo që ju caktojnë të tjerët. Duhet ta keni parasysh gjithmonë, se mënyra më e mirë për të mbajtur trupin në formë dhe të qëndroni larg stresit, është aktiviteti fizik. Që koha juaj në palestër të ketë efekte, duhet me patjetër që të koordinoni mirë oraret. Të alternoni orarin e punës, të të ushqyerit, takimin me miqtë dhe gjumin. Banafsheh Hassanzadeh, instruktor personal tek “Ride Republic”, ka treguar për “HuffPost UK”, se cila është koha ideale e të ushtruarit.

“Koha më e mirë që të ushtrohesh në palestër është ajo që ju mund ta përballoni. Koha që ju mendoni se mund të bëni palestër pa dhënë justifikime, pa e anuluar dhe kur e dini që nuk jeni të lodhur për të dhënë më të mirën tuaj. Ju duhet të ushtroheni, atëherë kur ju ndiheni gati për të shkarkuar dhe marrë energji. Kështu mund të merrni rezultate më të mira”.

Nëse nuk mund të ushtroheni në mëngjes ose darkë, mundohuni të paktën të bëni pak vrap apo joga në kohën e drekës.
Mos harroni, aktiviteti fizik sjell 1000 të mira në shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Trupi juaj do të ndihet më i lirë, mendja më e qetë dhe do të jeni çdo ditë më energjik në punë. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Vrapi i mëngjesit dhe të mirat që ju sjell

Vrapi i mëngjesit është ilaçi më i mirë për shëndetin

2 Janar 2018 16:47

Të ushtrohesh në mëngjes është një nga “nderet” më të mëdha që mund t’i bëni shëndetit tuaj. Vrapi apo palestra në mëngjes ka një ndikim të jashtëzakonshëm në përmirësimin e shëndetit tuaj mendor, fizik dhe emocional.

Nëse ju ushtroheni herët në mëngjes atëherë do të nisni një ditë sa më të mbarë e përveç kësaj do të merrni dhe përfitime të tjera.

Si për shembull:

  • Përmirësoni metabolizmin
  • Energjinë mendore dhe fizike
  • Zhvilloni vetë-disiplinën
  • Ndiheni më të lehtësuar
  • Do të bëni një gjumë më të mirë në mbrëmje
  • Tonifikoni trupin gjithashtu nuk do të keni probleme me shtyllën kurrizore apo cervikalen
Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Këshilla

Tetë shprehje motivuese për një shëndet të mirë

30 Dhjetor 2017 17:15

Shëndeti është kaq i rëndësishëm për ne saqë natyrisht çdo lloj problemi sa më i vogël të jetë ndikon në mendjen dhe jetën tonë. Ndaj, para se gjithash duhet të kemi një mendje të shëndetshme për t’u kujdesur edhe për fizikun.

Ndodh që një problem i caktuar apo sëmundje, qoftë e lehtë apo e rëndë ndikon negativisht në gjendjen tonë emocionale. Për këtë shkak humori ynë ndryshon dhe mendime negative na pushtojnë kokën. Mirëpo, është mirë gjithmonë që përveç vrapit në ajër të pastër dhe ushtrimit në palestër, ju bën mirë të lexoni edhe disa nga këshillat përmes shprehjeve të autorëve që e kanë cilësuar shëndetin më të rëndësishëm se puna, paraja dhe dashuria.

Për të gëzuar shëndet të mirë, për të sjellë lumturi të vërtetë tek familja e dikujt, tu përcjellësh paqe të gjithëve, duhet së pari të disiplinosh veten duke kontrolluar mendjen tënde. Nëse një njeri mund të kontrollojë mendjen e tij, ai mund të gjejë rrugën drejt ndriçimit, dhe të gjitha urtësitë dhe virtytet e mira natyrisht do të vijnë tek ai- Buda.

Mendja e qetë sjell forcën e brendshme dhe vetëbesimin, kështu që kjo është shumë e rëndësishme për një shëndet të mirë - Dalai Lama.

Shëndeti është dhurata më e madhe, kënaqësia pasuria më e madhe, besnikëria është marrëdhënia më e mirë- Buda.

Shëndeti i mirë dhe kuptimi i mirë janë dy nga bekimet më të mëdha të jetës- Publilius Syrus.

Sëmundja është mjeku më bindës. Në mirësi dhe urtësi japim vetëm premtime. Në dhimbje bindemi - Marcel Proust.

Të rinjtë kërkojnë dashuri, para dhe shëndet. Një ditë ata do të duan: Shëndet, para dhe dashuri- Paul Lefevre Geraldy

Të mbash trupin tënd në shëndet të mirë është detyrë ... përndryshe ne nuk do të jemi në gjendje ta mbajmë mendjen të fortë dhe të qartë- Buda.

Pa shëndet nuk ka jete, është vetëm një gjendje plogështie dhe vuajtjeje - një imazh i vdekjes – Buda.

Shprehje motivuese për shëndetin

Burimi i stresit është në të ardhmen. Në qoftë se ju mund të mbani të ardhmen larg nga mendja juaj, ju mund të harroni shqetësimet tuaja.

Vendosa të jem i lumtur sepse bën mirë për shëndetin.

Lumturia nuk është asgjë më shumë se një shëndet i mirë dhe kujtesë paciente.

Spitali nuk është vendi më i përshtatshëm për të qenë i sëmurë.

Përbërësit e zakonshëm të shëndetit të mirë dhe jetëgjatësisë janë: Humori i mirë, ajri i freskët, jo punë e rëndë dhe pak ankth.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Shëndet

VIDEO/ Si të humbisni peshë pa pasur nevojë për dietë

27 Dhjetor 2017 16:39

Dëshironi të humbisni peshë, por nuk dini si? Nuk keni përse ta ndërlikoni mendjen tuaj për të shkuar në palestër apo për të mbajtur dietë të "ashpër" që ju bën të humbisni energjinë për të lëvizur. Është tepër e thjeshtë.

Pini ujë! Uji është një nga elementët më jetësorë për njeriun por edhe më i rëndësishmi në ndihmën e heqjes së peshës. Hidratimi i mirë ndihmon si në kontrollin e urisë ashtu edhe uljen e dhjamit që keni në trup.

Duhet të keni parasysh se nëse nuk konsumoni ujë, organet jetësore si veshkat, mushkëritë, truri dhe zemra nuk mund të jetë 100% funksionale në punën tuaj.

Ndiqni këto hapa

  1. Pini 250 ml ujë çdo mëngjes me stomakun bosh.
  2. 250-500 ml ujë 1 orë para vaktit të mëngjesit
  3. 100-200 ml pas çdo filxhani me çaj ose kafe
  4. 250-500 ml ujë 20 minuta para çdo vakti

Përveç këtyre duhet të ushqeheni shëndetshëm dhe të kryeni aktivitet fizik të paktën tre herë në javë, aerobi apo vrap të lehtë. Kjo është mënyra më e thjeshtë dhe më e mirë për të humbur peshë në 10 ditë.

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment