Këtë verë nis projekti i çmendur i PSG-së për CR7-ën

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
5 Janar 2018 11:40
PSG e do me patjetër yllin portugez në ekip

Paris Saint-Germain nuk ndalet në garën për të marrë shërbimet e Cristiano Ronaldo-s. Sulmuesi i Real Madrid është një nga dëshirat më të mëdha të gjigantëve francezë.

Duke pasur parasysh shpenzimet e mëdha që bënë verën e kaluar me blerjen e kartonit të Neymar dhe afrimin e Mbappe, PSG ka nevojë urgjente që të derdhen në arkën e klubit minimalisht 70 milionë euro për të përmbushur “Fair-Play”-in financiar, shkruan “El Confidencial”.

PSG ka në plan të shesë (për 40 mln euro) edhe talentin 21-vjeçar që është i huazuar te Valencia, Gonçalo Guedes. Sulmuesi i ri po shkëlqen me klubin spanjoll ndërsa një vit më parë nënshkroi me francezët për 30 milionë euro nga Benfica.

Rasti i Ronaldo-s nuk është aspak i njëjtë me atë të Neymar-it, pasi klauzola e portugezit (1.000 milionë euro) është shumë më e lartë se sa e brazilianit (222 milionë euro). Prandaj, kjo shifër është e papërballueshme për çdo ekip. Duhet me patjetër të arrihen negociata me klubin “Los blancos” në mënyrë që 32-vjeçari të marrë lejen për t’u transferuar në Ligue 1. Gjithsesi, PSG i ka ofruar CR7-ës një projekt që nuk do ti mungojë asgjë nga ato që ka pasur te Reali, përkundrazi do të ketë pagë natyrisht shumë më të lartë. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike