Këto janë mbrojtësit më të mirë të këtij sezoni në Evropë

Sezoni futbollistik po afron drejt fundit dhe është koha që ekipet të bëjnë llogaritë dhe të nxjerrin përfundimet e para, mbi të gjitha mbi ecurinë e lojtarëve në kampionatet kryesore në Europë. Ky shkrim ka për synim të zbulojë 10 mbrojtësit më të mirë, që kanë shkëlqyer gjatë këtij sezoni.

Për të vlerësuar performancën mbrojtësve në 5 kampionatet më të mira evropiane, jemi bazuar në shifra të ndryshme nga kompani të specializuara në vlerësime lojtarësh. Ky indeks statistikor është bazuar tek rreth 200 të dhëna, për çdo ndeshje, në performancën gjatë ndeshjes të lojtarit, duke e vlerësuar secilin me një notë nga 1 në 10: me pak fjalë, një metodë që është përdorur për të vlerësuar një lojtar bazuar në atë që ka dhënë në fushën e lojës, në një mënyrë mjaft të saktë dhe të besueshme, dhe mbi të gjitha objektive.

Salif Sané

Pasi u analizuan të gjitha këto të dhëna, dolëm në përfundimin se cilët ishin ata lojtarë që kishin pikët më të larta në pozicionin e mbrojtës të qendrës: Kjo është lista, sipas statistikave, me dhjetë mbrojtësit më të mirë të qendrës gjatë sezonit 2017-18.

Janë marrë parasysh ata lojtarët që kanë luajtur të paktën 12 ndeshje gjatë këtij sezoni. Në vendin e parë, është një emër mjaft surprizë: Salif Sané, mbrojtësi i Hanover-it. Pasohet nga Naldo – i cili shkëlqeu të dielën e kaluar – dhe dy gjermanë: Mustafi i Arsenal dhe Hummels i Bayern. Mbrojtësi më i mirë i kampionatit italian, sipas këtij studimi, është Mehdi Benatia, pasuar nga Federico Fazio dhe Milan Skriniar. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan