Khabib sfidon Mayweather: Xhungla ka vetëm 1 Mbret (VIDEO)

15 Tetor 2018

Pak ditë pasi ka mposhtur Conor McGregor për të ruajtur titullin e kampionit në peshat e lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov ka lëshuar sfidën për Floyd Mayweather.

Në një video të postuar në  llogarinë e Instagramit të Leonard Ellerbe, promotorit të kampionit të boksit, Khabib e fton amerikanin në një ndeshje për të caktuar Mbretin e Xhunglës.

“Eja Floyd duhet të ndeshemi tani”, thotë Nurmagomedov duke qeshur në videon e xhiruar në Rusi. “Ti ke 50 fitore 0 humbje, unë 27 fitore 0 humbje, dy djem që nuk humbasin asnjëherë. Pse të mos e provojmë? Sepse në xhungël ka vetëm nëj mbret, një mbret dhe sigurisht jam unë mbreti. Ti nuk e hodhe dot në tapet McGregorin, ndërsa unë me lehtësi”.

Edhe pse nuk u qartësua se në cilën disiplinë Khabib donte të ndeshej me Mayweather, boks apo MMA, një ndeshje mes të dyve do të ishte dika fantastike për të apasionuarit e të dy sporteve.

30-vjeçari nga Dagestani duket se po mendon për të ardhmen larg UFC, pasi kërcënoi kompaninë amerikane që do të ndërpriste bashkëpunimin me të nëse përjashtonte shokun e tij të skuadrës Zubaira Tukhugov, i përfshirë në sherrin masiv që shpërtheu pas fitores së Khabib kundër McGregor në Las Vegas më 6 tetor./EDS/

     View this post on Instagram           

A post shared by Leonard Ellerbe (@leonardellerbe) on Oct 13, 2018 at 7:00pm PDT

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan