Khabib zbulon ofertën e majme nëse largohet nga UFC

12 Tetor 2018

Khabib Nurmagomedov ka zbuluar se ka marrë një ofertë nga WWE për të qenë pjesë e kompanisë së mundjes profesioniste. E ardhmja e rusit në UFC është në mëdyshje pasi ai është pezulluar përkohësisht deri në 24 tetor, e madje rrezikon që të përjashtohet përgjithmonë për shkak të sherrit masiv që shpërtheu pas fitores kundër Conor McGregor.

E madje duket se është vendosur edhe se cili do të jetë kundërshtari i tij i parë në WWE, Brock Lesnar, gjithashtu ish-luftëtar i UFC në peshat e rënda dhe kampion i World Wrestling Entertaiment.

Nurmagomedov shkroi në Twitter: “WWE më ka kërkuar që të kaloj atje. Si mendoni? #SmashLesnar #FakeFights”. Lesnar pritet që të rikthehet në kafaz për një ndeshje, por më pas do të marrë pjesë në një ndeshje mundjeje më 2 nëntor. Edhe McGregor ka marrë më parë oferta për të qenë pjesë e WWE, por i ka refuzuar madje duke i ofenduar lojtarët  e këtij kompeticioni.

Këtë të premte, Autoriteti i Luftimeve Sportive në Nevada, SHBA, i pezulloi dy rivalët, Khabib dhe McGregor për sherrin që bënë pas ndeshjes në Las Vegas fundjavën e kaluar. Edhe pse pezullimi është i vlefshëm deri në 24 tetor, ata do të paraqiten para komisionit për të marrë një vendim përfundimtar.

Por pavarësisht problemeve që u shfaqën pas ndeshjes, dyluftimi theu rekordin e shitjeve në pay-per-view të UFC, me 750 000 më tepër, duke u bërë kështu eventi sportiv më i shitur në histori.

Deri të shtunën e kaluar, ndeshja e UFC me më shumë shitje ka qenë revanshi i McGregor kundër Nate Diaz në gusht 2016, të cilën e panë me pagesë 1,65 milionë përdorues. Por përballja e irlandezit me Nurmagomedov u ndoq nga 2,4 milionë njerëz që kishin blerë të drejtën për ta ndjekur nga TV./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan