REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Sulmuesi i PSG-së e ka seriozisht: ai do Champions-in

Ki kujdes, Real Madrid! Neymar nis "presingun" nga Katari

21 Dhjetor 2017 23:32

Neymar ka lëshuar sinjalin e parë kundër Real Madridit nga Katari, aty ku aktualisht po ia kalon shumë mirë me PSG-në, siç duket nga fotot e fundit që ka postuar në rrjetet sociale.

Duke iu referuar përballjeve të shkurtit me skuadrën madrilene në Ligën e Kampionëve, braziliani ka theksuar se parisienët mund t’ia dalin kundër kampionëve të Evropës.

“E dimë se do të jetë një ndeshje e ndërlikuar, kundër një skuadre që ka vite që luan së bashku dhe që ka fituar disa herë Ligën e Kampionëve. Gjithsesi, mund t’ia dalim, sepse ata nuk janë të pathyeshëm. Duam të shkruajmë historinë tonë. Do të bëjmë gjithçka për të thyer Realin”, - është shprehur ish-ylli i Barcelonës.

I pyetur për ëndrrën e tij të madhe, “Topin e Artë”, Neymar është përgjigjur: “Nuk varet gjithçka nga unë. Edhe shokët kanë një pjesë të rëndësishme. Varet se çfarë do të fitojmë në këtë sezon, plus që po vjen edhe Botërori”.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Emery: Madrilenëve i tregojmë...

Real Madrid-PSG, urrejtje në ditën e të dashuruarve

6 Janar 2018 11:28

Champions League do rezervojë muajin e ardhshëm një superndeshje, mes Real Madrid dhe PSG-së. Dy skuadrat do të vihen përballë në ditën e “Shën Valentinit”, dhe interesi për këtë përballje është maksimal. Duket ironike për faktin se dy skuadra kanë një urrejtje kundër njëra tjetrës për shkak të objektivi për të fituar trofeun, por edhe synimit të parisienëve për të marrë Ronaldon në fund të këtij sezoni futbollistik.

Gjithsesi, trajneri i PSG-së, ka folur për ndeshjen e 14 shkurtit në një deklaratë për spanjollen “Marca”, duke u shprehur: “Do të tregojmë “muskujt” ndaj Real Madrid në një ndeshje, ku objektivi ynë i vetëm mbetet që të eliminojmë madrilentë nga Champions”, ka thënë Emery.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Legjenda italiane flet për anglezin

Buffon: Kane ndër 5 më të mirët që jam ndeshur

30 Dhjetor 2017 12:38

Gianluiggi Buffon mendon se Harry Kane është një ndër pesë sulmuesit më të fortë që ai është përballur ndonjëherë.

Legjenda italiane futbollit deklaroi se ai do ta mbyllë karrierën e tij në përfundim të sezonit e do të ndryshojë mendje vetëm nëse “Zonja e Vjetër” fiton Ligën e Kampioneve.

Por 40 vjeçari e di se në shkurt e pret një test i vështirë, pasi bardhezinjtë do të përballen me Tottenham-in e Kane në 1/8 e Ligës së Kampioneve.

Sulmuesi anglez ka realizuar 56 gola në këtë vit dhe është golashënuesi më i mirë, duke lënë pas emra si Messi, Lewandowski dhe Cristiano Ronaldo.

“Harry Kane është një nga më të mirët në Evropë. Lojtari përmirësohet, por ai ka një instinkt natyral të të shënuarit të golave.

E kam parë këtë përgjatë viteve. Ronaldo, CR7, Inzaghi dhe Batistuta. Të gjithë kishin instiktin e të shënuarit që e bën një portier të vuajë shumë. Unë nuk e kam frikë më të mirin, e respektoj atë, e dua të luaj kundër tij”, tha Buffon-i.

Takimi i parë mes dy ekipeve do të luhet në 13 shkurt.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Heynckes e ka fituar një herë tripletën, por mund ta bëjë sërish

Dy argumente pse Bayern mund ta fitojë Champions-in

29 Dhjetor 2017 16:47

Bayern München mund të mos jetë skuadra absolutisht favorite për të fituar Ligën e Kampionëve, por ka disa argumente pse bavarezët janë disi më të favorizuar se skuadrat e tjera.

Rekordmenët kanë 11 pikë më shumë se ndjekësja më e afërt, Schalke 04, dhe kjo i ndihmon për ta marrë shtruar me ndeshjet e kampionatit, të paktën para ndeshjeve evropiane. Ndryshe nga skuadrat angleze, të cilat duhet të përqendrohen në Premier League, Bayern München mund t’ia lejojë vetes të luajë me skuadrën e dytë.

Pushimet e stërgjata janë një tjetër argument pro bavarezëve. Ndryshe nga Real Madridi, që ka luajtur jo vetëm në klasike me Barcelonën, por edhe në Botërorin e klubeve në Abu Dhabi, Bayern München e ka mbyllur shpejt fazën e parë dhe nuk do ta nisë menjëherë të dytën. Faza përgatitore që djemtë e trajnerit Jupp Heynckes do të zhvillojnë në Katar i ndihmon edhe më shumë, ndryshe nga skuadrat angleze, të cilat duhet të luajnë edhe për Krishtlindje.

Duke marrë parasysh faktin se Heynckes mund të blejë edhe ndonjë lojtar tjetër përveç sulmuesit Sandro Wagner në janar, shanset për fitimin e tripletës janë të mëdha. 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Aty janë Kylian Mbappé dhe Marco Asensio, por nuk gjendet asnjë italian në formacionin më të mirë të vitit të përzgjedhur nga UEFA

Formacioni ideal i të rinjve, UEFA ngel në klasë Italinë

25 Dhjetor 2017 11:17

Aty janë Kylian Mbappé dhe Marco Asensio, por nuk gjendet asnjë italian në formacionin më të mirë të vitit të përzgjedhur nga UEFA dhe që analizon lojtarët e moshës U-24, të cilët kanë debutuar në edicionin e fundit të Champions League. Asnjë italian apo lojtar që militon në Serie A (por në rastin e juventinëve të rinj si Dybala apo Rugani, që të dy kishin luajtur në edicionin e mëparshëm të turneut), por lojtarë të ndryshëm që përbëjnë formacionin më të mirë të Evropës apo që janë në qendër të merkatos verore faraonike.

Në portë i përzgjedhuri është braziliani Ederson, që aktualisht luan te Manchester City, ndërkohë që linja mbrojtëse është e përbërë nga Nelson Semedo (ish-Benfica dhe tani te Barcelona), Davinson Sánchez (Tottenham), Niklas Sule (Bayern), Kieran Tierney (Celtic).

Një tjetër lojtar i Spurs-ave në mesfushë: 21-vjeçari Harry Winks (Tottenham), i cili ka në krah portugezin Talisca dhe zbulimin e Realit, Marco Asensio.

Në sulm, përveç 19-vjeçarit Kylian Mbappé (i zbuluar nga Monaco dhe tani luan për Psg), janë edhe gjermani 21-vjeçar Timo Werner (Leipzig), dhe zvicerani me origjinë nga Kameruni, Dimitri Oberlin i Baselit./EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment