Kieran Trippier tregon se si fjalimi i Harry Kane i inspiroi për rikthimin e madhe në pjesën e dytë

09 Maj 2019

Tottenhami  ka arritur të kalojë në finale të Ligës së Kampionëve pas një ndeshje të çmendur ndaj Ajaxit, ku shënuan në sekondat e fundit të ndeshjes.

Pas ndeshjes, mbrojtësi Kieran Trippier , tregon se si Harry Kane ishte një ndër kryesorët që ndeshja është përmbysur edhe pse nuk ishte në fushë.

Kapiteni q e ndoqi sfidën nga tribunat, në pushimin mes pjesëve, nxitoi për të zbritur në dhomat e zhveshjes, ku u dha zëmër lojatarëve.

“Nuk e di kohën sa do t’i zgjat dëmtimi, por natyrisht që ne të gjithë shpresojmë që ai të mund të kthehet për shkak të pranisë së tij, madje edhe këtu në mes të pjesëve, ai erdhi dhe ndikoi mentalisht tek ne, sepse mund të bëjmë më mirë se sa të gjithë”.

Harry Kane . (Photo by Dan Mullan/Getty Images )

“Kjo është ajo që na duhet, lidershipi që ai ka, mënyra se si ka ardhur në mes të pjsëve. Ai nuk ishte i lumtur dhe ne të gjithë e dinim”.

“Ai vetëm na dha një dorë shtesë, sepse prania e tij është e madhe për ne”.

Kane e konfirmoi se ishte në dhomën e veshjes, dhe la të kuptohej se ai kishte folur, duke thënë” “Pjesa e parë ishte zhgënjyese dhe i lëmë të luajnë. Unë hyra në dhomën e veshjes në mes të pjesëve dhe e dinim se nuk ishte mjaft e mirë”.

“Ne thamë se kishim edhe 45 minuta për të dhënë gjithçka. Unë jam tifoz i parë dhe më kryesorja e di se sa do të thotë për klubin”.

(Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

“Djemtë gërmuan thellë dhe treguan pasion dhe kjo është gjithçka që mund të kërkoni. Duhet të presim për golin e tretë në minutën e fundit dhe e gjetëm rrugën. Fituam dhe e di se sa do të thotë për të gjithë në klub”, tregon Kane.

Nuk dihet nëse sulmuesi do të mund të jetë gati për finalen që zhvillohet në 1 qershor kundër Liverpoolit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan