Kilogramët e tepërt, Balotelli-n nuk e fal as Nice

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
14 Shtator 2018 12:41
Ja vendimi i marrë

Kilet e tepërta janë shënuar në protokollin e klubit. Mario Balotelli faktikisht nuk ka bërë polemika me klubin për bilancin e peshës, por duhet që të paguajë gjobën. Këtë gjë e ka zbuluar presidenti i Nice-s, Jean-Pierre Rivere, në një intervistë për “Nice Matin”. “Mario ka dalë vetë jashtë loje”. Edhe pse vetë presidenti ishte ai që i rriti pagesën.

Drejtuesi francez nuk ka dyshim: “Mario do të bëjë një sezon të madh sepse hyn te lojtarët që kanë fizikun më të mirë dhe sepse ai është lojtar i madh”. Por është dhe pak mbi peshë siç e ka zbuluar dhe vetë Mancini kur e thirri në Coverciano, aty ku konstatoi dhe peshën prej 99.7 kilogramë.

Më 17 korrik, me dy javë vonesë për shkak të merkatos, ai u prezantua te Nice, me bilancin 103 kilogramë. Shumë për një lojtar që është 1.88 metër i gjatë dhe që pesha normale duhet të ishte 88 kilogramë. “Nice nuk e ka për zakon që t’i trajtojë lojtarët në mënyrë të ndryshme. Mario doli vetë jashtë loje”, dhe kështu u gjobit.

Kur lojtari humbi transferimin e tij te Marseille, në gusht, klubi i rriti atij pagën, siç vijoi të thoshte Rivere: “Duke bërë rinovimin e kontratës, patëm parashikuar një ulje të pagës për sezonin e tij të dytë në rast se do të mungonte kualifikimi në Europë. Por, ai nuk u largua nga ne. Duke qëndruar ne vendosëm që t’i rrisnim pagesën. Të gjesh një lojtar tipik sulmues si ai kushton shtrenjtë. Mario nga ana tjetër fiton më pak se vitin e parë”. Një ngushëllim i lehtë. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike