Kimmich zgjedh top katër lojtarët që do të ishin sipas tij në garë për Topin e Artë

01 Gusht 2020

Joshia Kimmich beson se bashkëlojtari i tij te Bayern Munichu, Robert Lewandowski do të sfidonte Lionel Messin, Cristiano Ronaldo dhe Kevin de Bruynen për Topin e Artë.

Disa javë më parë u bë e ditur se çmimi më i madh individual për një lojtar nuk do të jepet nga France Football shkaku i ndërprerjes së futbollit nga coronavirusi në mesin e muajit mars, mirëpo që ligat u rikthyen për të përfunduar edicionin.

Për herë të parë që nga vitit 1956, Topi i Artë nuk do të shkojë në duart e asnjë lojtari, derisa Kimmich beson se sulmuesi polak do ta fitonte atë.

“Lewandowski do të fitonte padyshim Topin e Artë, por në garë do të ishin edhe tre lojtarë të tjerë”, ka thënë Kimmich.

“Natyrisht se gara do të ishte edhe me Lionel Messin e Cristiano Ronaldon, por larg nuk qëndron as Kevin de Bruyne, që ka pasur një edicion fantastik”, ka shtuar më tej ai.

Lewandowski në 43 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 51 gola, në të gjitha garat për Bavarezët, mirëpo që do të jetë i pafat sa i përket Topit të Artë. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan