Kishit dyshime për Elseid Hysajn? E ardhmja e tij u vendos!

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
16 Maj 2018 15:22
Menaxheri është krejtësisht i qartë

Elseid Hysaj është në qendër të vëmendjes në Itali dhe lajmet në lidhje me të ardhmen e tij kanë qenë të shumta. Për t’u larguar ka vetëm një mënyrë, klubet që e duan duhet të paguajnë shumën e 50 milionë eurove dhe kjo vlen vetëm për ato jashtë Italisë. Së fundmi “The Sun” raportoi se Jose Mourinho e do te Manchester United, që është gati të paguajë. Te Napoli kurrsesi nuk dëshirojnë të heqin dorë nga shkodrani.

Sigurisht do të merrnin të ardhura të rëndësishme, gati 10-fish më shumë nga sa e kanë blerë tek Empoli. Në verën e vitit 2014 u paguan rreth 6 milion euro, ndërkohë që pas “Francë 2016” me mbrojtësin e djathtë u nënshkrua një kontratë e re e vlefshme deri në qershor të vitit 2021, ndërkohë që tani po tentohet të nënshkruhet marrëveshja tjetër, nga e cila pritet që Hysaj të përfitojë rreth 2.5 milionë euro në sezon.

Pavarësisht fjalëve të shumta, tanimë është menaxheri Mario Giuffredi ai që ka saktësuar se Hysaj nuk do të lëvizë nga Napoli. Edhe pse shpesh emri i mbrojtësit është lidhur me të ardhmen e Sarri-t, që e kërkon Chelsea në Premier Leaague, përfaqësuesi i shkodranit ka deklaruar në radio “Kiss kiss Napoli” ka deklaruar: “E ardhmja e Hysajt? Qëndron te Napoli me ose pa Sarri-n. Është e qartë se nëse misteri qëndron jemi të lumtur, por edhe nëse do të ikë, presidenti De Laurentiis gjithsesi do të bëjë një skuadër kompetitive. E përsëris, do të ishte mirë të vazhdohej me Maurizio Sarri-n, por Elseid dëshiron të qëndrojë gjithsesi”.

Hysaj është pjesë e skuadrës së Napolit prej tre sezonesh dhe luan rregullisht, duke qenë një nga [pikat më të forta të ekipit të tij. Kjo ka bërë që edhe drejtuesit ta “blindojnë” dhe po synojnë që të qëndrojë sa më gjatë, edhe pse për të interesohen disa klube “big” dhe që janë gati të paguajnë klauzolën  prej 50 milionë eurosh, që do ta përfshinte mbrojtësin në listën e 10 mbrojtësve më të shtrenjtë në botë. /EDS/

Largohet nga Turqia, Eto'o transferohet në Katar

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Gusht 2018 22:06

Samuel Eto’o  nuk do të aktivizohet më me Konyaspor: 37-vjeçari ish-lojtari i Barcelonës dhe heroi i tripletës me Interin në vitin 2010, ka prishur kontratën në mënyrë konsensuale me klubin turk, ku kishte zbarkuar janarin e kaluar. Legjenda e Kamerunit në 14 ndeshje të luajtura shënoi 6 gola.

Katër herë fituesi i çmimit “futbollisti i vitit” në Afrikë, që ka milituar në Itali edhe me fanellën Sampdorias i ka dhënë lamtumirën Evropës. Lojtari i lindur në vitin 1981 do të vijojë karrierën e tij në Katar, vendin pritës të Botërorit 2022. Sulmuesi kamerunas ka nënshkruar me Qatar Sports Club, ekip që sezonin e kaluar e mbylli kampionatin në mesin e renditjes.

Në Katar ai do të luajë përballë dy ish-shokëve të tij të skuadrës, Xavi dhe Wesley Sneijnder. Në javët e fundit, lojtari kishte deklaruar se kishte oferta nga disa ekipe të Ligue 1, por në fund triumfuan paratë. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Roma zyrtarizon Steven N'Zonzi dhe sqaron detajet e marrëveshjes

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Gusht 2018 21:27

Tashmë është zyrtare. Steven N’Zonzi është goditja e dymbëdhjetë e Romës në funksion të kësaj merkato. Mesfushori francez, fituesi i Kupës së Botës më 15 korrik, ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me klubin roman, që skadon më 30 qershor 2022 dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 42. Janë bërë publike edhe shifrat e marrëveshjes me Sevillan: €26.65 milionë, por marrëveshja me klubin spanjoll përfshin gjithashtu edhe një numër bonusesh që mund të arrijnë shifrën €4 milionë .

“Ndjehem shumë i kënaqur dhe i lumtur që ndodhem këtu dhe që jam një futbollist i ri i Romës. Gjithmonë dëshiroj të përmirësohem, mosha nuk ka rëndësi, por të japësh maksimumin. Prandaj shpresoj që të jap kontributin tim në klub në të gjitha aspektet, duke përfshirë atë të përvojës”, ishin fjalët e para të N’zonzi si futbollist i Romës.

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Për çfarë duhen tifozët? Gjysma e klubeve të Premier League nuk kanë nevojë për ta

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
14 Gusht 2018 21:25

Gjysma e klubeve të Premier League mund të kishin luajtur sezonin e kaluar pa asnjë tifoz në shkallët e stadiumit dhe përsëri do ta kishin mbyllur vitin me fitim për sa i përket të ardhurave.

Rezultati tronditës vjen pas një kërkimi të realizuar nga BBC, pas marrëveshjes së re që skuadrat angleze kanë bërë për të drejtat e transmetimit të ndeshjeve në TV. Në sezonin 2016-2017, klubet e Premier League kanë përfituar nga të drejtat televizive plot 8,3 miliardë paund, ndërsa të ardhurat nga biletat kanë qenë në një raport 20 qindarka për 1 paund të fituar nga të drejtat televizive.

Numri i klubeve që do të kishin dalë me fitim edhe nëse nuk do të kishin arkëtuar asnjë qindarkë nga çmimet e biletave u rrit nga 2 që ishte në sezonin 2015-2016, në 11 në sezonin 2016-2017.

Dr. Rob Wilson, specialist i financave sportive në Universitetin “Hallam” të Shefilldit, thotë që ndryshimi është paralajmëruar që në marrëveshjen e mëparshme të nënshkruar në vitin 2012, me vlerë mbi 3 miliardë paund. “Ai ka qenë çasti kyç ku fokusi u kalua nga biletat e stadiumit te gjenerimi i të ardhurave televizive”, thotë ai për BBC Sport. “Kur merr 120 milionë paund nga Premier League për të luajtur me top, atëherë mund ta bësh këtë edhe në një stadium bosh. Për sa i përket të ardhurave, klubet nuk mbështeten më tek biletat”, shtoi ai.

Në sezonin e kaluar ishin 10 klube që do të kishin realizuar fitim edhe pa asnjë tifoz në stadiumet e tyre: Leicester, 76,03 milionë paund; West Brom, 33,03; Burnley, 21,46; Hull, 19,68; Southampton, 19,10; Everton, 16,60; West Ham, 14,87; Tottenham, 12,55; Bournemouth, 9,46; Swansea, 5,89 milionë paund. Listës mund t’i shtohet edhe Crystal Palace, që edhe pse luante në kategorinë e dytë sezonin e kaluar, do të kishte realizuar një fitim prej 1,21 milionë paundësh pa çmimet e biletave.

Për të kuptuar më mirë shifrat e çmendura të futbollit anglez, mjafton të përmendim që Bournemouth, skuadra me stadiumin më të vogël në Premier League, vetëm 11 450 vende, siguroi një fitim neto sezonin e kaluar prej 136,5 milionë paundësh, prej kësaj, vetëm 5,2 nga biletat, ose më pak se 4 qindarka për çdo paund të fituar./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Paul Scholes përzgjedh formacionin ideal te Manchester United

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Gusht 2018 21:08

Paul Scholes, legjenda e Anglisë dhe Manchester United, ka publikuar formacionin e më të mirëve, me të cilët ka luajtur te Manchester United. Në këtë formacion gjejmë emra të mëdhenj, që kanë bërë historinë me këtë klub legjendar.

Anglezi në portë ka vendosur danezin Peter Schmeichel, ndërsa në mbrotje gjejmë Gary Neville, Rio Ferdinand, Jaap Stam dhe Dennis Irwin. Një United pa Scholes në mesfushë, do të ishte e çuditshme, por ai ka përzgjedhur  Beckham, Giggs dhe në fund Keane. Në sulm nuk ka surpriza, me Wayne Rooneyn dhe Cristiano Ronaldon që mbështesin yllin hollandez Ruud van Nistelrooy.  Stolin e rezervave e përbëjnë lojtarë si Andy Cole, Dëight Yorke, Teddy Sheringham dhe Ole Gunnar Solskjaer.

Paul Scholes gjatë aventurës me Djajtë e Kuq, ka luajtur më shumë se 700 ndeshje, ku fitoi 11 tituj Premier League, tre FA Cup dhe dy Champions League. 43-vjeçari gjatë periudhës te Manchester, ka luajtur përkrah lojtarëve më të mëdhenj të asaj periudhe. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.