Kishte probleme me klubin, lihet i lirë ish-mesfushori i Skënderbeut

Argjend Mustafa, mesfushori qendror që ka provuar të luajë edhe në Superiore me Skënderbeun, ka pasur probleme në Kosovë. Ai ishte pjesë e Trepça ’89 në sezonin e fundit, por pati probleme, pasi klubi e akuzoi se kishte ndikuar që të dilnin nga gara për titullin kampion. Nga ai moment u dënua, ndërkohë që me hapjen e merkatos gjeti ekipin e ri dhe u prezantua te Prishtina. Mustafa do të mund të luajë në Europa League, por kjo pasi ka marrë “OK” nga ish-klubi i tij.

Një ditë më parë Trepça ’89 doli me një deklaratë ku sqaronte se nuk kishte asnjë problem me Prishtinën, por gjithçka lidhej me ish-mesfushorin e tyre, që e kishin dënuar. Për këtë bardhekaltrit nuk mund ta konsideronin Mustafën si lojtarin e tyre. Gjithsesi ka pasur një prapakthehu ditën e sotme, pasi klubi me Mitrovica ka dalë me një tjetër deklaratë, ku zbulohet se mesfushori është lënë i lirë. Njëkohësisht Trepça ’89 i uron klubit të Prishtinës një paraqitje sa më dinjitozë në arenën ndërkombëtare.

KOMUNIKATA E SKUADRËS NGA MITROVICA – “Me anë të kësaj komunikate KF Trepça’89 FC njofton të gjithë audiencën se, për hir të paraqitjes sa më të mirë të FC Prishtinës në arenën ndërkombëtare, gjen kompromis me FC Prishtinën dhe liron lojtarin në fjalë, Argjend Mustafa. Edhe njëherë ju njoftojmë se nuk ka pasur diçka ndërmjet klubeve, por problemi ka qenë te vetë lojtari. Me dëshirën që FC Prishtina të ketë paraqitje sa më të denjë, KF Trepça’89 FC i dëshiron Suksese”, shkruhet në deklaratën e bërë nga Trepça ’89 përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan