Kjo është e tepërt, edhe Pornhub tallet me Neymar

Nuk mjaftonin memet në rrjetet sociale ku ai rrotullohet në bar dhe as videot tallëse karshi tij. Tani edhe një nga sajtet më të njohura pornografike “Pornhub” është futur në lojë. Faqja e internetit për filma për të rritur ka krijuar tri kategori të reja të cilat janë ideuar referuar sjelljeve të brazilianit. Këto kategori janë: “Diving” (Simulime), “Public humiliation” (Poshtërim publik) dhe “Crying” (Qarje). Madje në këto kategori nuk mungojnë fotot domethënëse të yllit brazilian.

We’ve updated our Diving, Public Humiliation and Crying categories. Enjoy. #WorldCup pic.twitter.com/NcEIBSFO8b

— Pornhub ARIA (@Pornhub) July 6, 2018

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se sa kohë ka kaluar Neymar duke u rrotulluar nëpër fushë, në epokën e teknologjisë mund ti gjejmë përgjigje edhe kësaj pyetje. Stacioni televiziv zviceran RTS Sport ka llogaritur minutat që numri i dhjetë i Brazilit, ka qëndruar i rrëzuar në fushë pas një faulli në katër ndeshjet e deritanishme të Kupës së Botës. Rezultati është i habitshëm: 13 minuta dhe 50 sekonda. Duke bërë një llogaritje të shpejtë, bëhet fjalë për mesatarisht 207.5 sekonda për ndeshje.

Kulmin Neymar e ka arritur gjatë ndeshjes me Meksikën: ai qëndroi në tokë për pesë minuta e gjysmë, ku pas shkeljes thuajse të papërfillshme nga ana e meksikanit Layoun, ndeshja u ndërpre për gati 180 sekonda. Juan Carlos Osorio, trajneri i Meksikës, nuk e priti mirë këtë gjest dhe hodhi akuza të ashpra në drejtim të Neymar duke e akuzuar se është një simulues. “Është një turp për futbollin që Neymar sillet në këtë mënyrë dhe për gjyqtarët që lejojnë skena të tilla që humbasin kohë”. Edhe Claudio Gentile, i cili në karrierën e tij ka markuar yje si Maradona dhe Zico, e ka këshilluar yllin e Brazilit “të jetë një person serioz”.

Këto simulime të lojtarit bënë që si nga të rriturit ahtu edhe nga fëmijët në rrjet të hidhen video të ndryshme ku të gjithë rrokullisen në bar apo simulojnë, për t’u tallur me brazilianin. Madje në Meksikë ka nisur një kampionat për njerëzit që dinë të rrokullisen më mirë në bar. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.