Kjo nuk i duhej Rusisë para Botërorit, FIFA hap hetimet

Kur duhen edhe dy muaj nga starti i Botërorit, Rusia përfundon edhe një herë nën vëzhgim. Mësohet se FIFA ka hapur një hetim kundër Federatës Ruse të Futbollit (FARE) për episodet e racizmit të ndodhura gjatë miqësores së muajit të kaluar, të zhvilluar në Saint Petersburg kundër Francës, të fituar me rezultat 3-1 nga kombëtarja e “Gjelave”.  Gjatë ndeshjes, tifozët vendas e kishin kapur me lojtarët me ngjyrë, veçanërisht me lojtarin e Manchester United, Paul Pogba. Për këtë arsye, bënë të ditur organizata botërore e futbollit, pasi janë grumbulluar të gjitha provat e mjaftueshme është hapur një procedim disiplinor kundër federatës ruse, për këto ngjarje. FIFA në të shkuarën kishte hapur të tilla hetime kundër sjelljeve raciste të tifozëve rusë gjatë dy edicioneve të fundit të kampionatit  evropian. Në të dyja rastet në fjalë, federata ruse ka shpëtuar duke paguar vetëm një gjobë. Gjithsesi, kësaj radhe dënimi mund të jetë edhe më i madh, duke qenë se bëhet fjalë për sjellje të përsëritura dhe në një periudhë kur lufta kundër racizmit është bërë edhe më e fortë.

Në fakt tifozët rusë njihen si problematikë, dhe nuk shkaktojnë të tilla episode jo sportive vetëm me Kombëtaren, pasi vetëm vitin e fundit janë regjistruar edhe dy ngjarje me klube. Në muajin tetor, UEFA dënoi Spartak Moscow, për sjellje raciste të tifozëve të saj në ndeshjen e të rinjve, kundër Liverpool. Më mas, në muajin mars, Zenit gjithashtu u dënua pasi tifozët e skuadrës hodhën objekte në fushën e lojës dhe bënë sjellje jo sportive gjatë takimit me RB Leipzig, në Europa League. Ky është incidenti më i fundit për sa i përket çështjeve të diskriminimit racor që lidhet me Rusinë para startit të Kupës së Botës, që ngre tiparin më 14 Qershor. FARE bëri të ditur se janë regjistruar rreth 90 incidente të këtij lloji në kampionat gjatë vitit 2016-2017, krahasur me 101 në vitin 2015-2016. Nga ana tjetër presidenti i FIFA, Gianni Infantino tha se arbitrat mund të ndalojnë ndeshjet nëse ndodhin të tilla incidente. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan